Viti 2009, vetëm 18 kërkesa për sekuestro
Statistikat, 583 kërkesa për lejim përgjimesh
Gjatë vitit 2009 janë lëshuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda plot 583 kërkesa për lejim përgjimesh. “Në vitin 2009 janë shqyrtuar gjithsej 1000 çështje. 136 kërkesa për gjykim (çështje themeli), 18 kërkesa për sekuestro dhe 583 kërkesa për lejim përgjimesh” thuhet në statistikat e gjykatës. Ndërkohë, në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda kanë përfunduar gjithsej 162 çështje, të cilat janë: 75 çështje penale themeli, 48 çështje që u përkasin masave të sigurimit dhe 39 çështje të veçanta. Ndërkohë u detajuan edhe dosjet që janë prishur nga gjykatat e tjera. Kështu, 30 çështje janë lënë në fuqi, 21 janë ndryshuar pjesërisht dhe 18 çështje janë prishur.
#