E Shtunë, 31 Tetor 2026

Informatizohet sistemi i taksave

Elbasan

Bashkia e Elbasanit dhe ajo e Gramshit përfundojnë informatizimin e Qendrës së Taksave Lokale. Falë sistemit të një projekti, që u zhvillua nëpërmjet programit të USAID-t për qeverisjen vendore në Shqipëri, tashmë është mundësuar një administrim më i efektshëm dhe më efikas në vjeljen e taksave dhe ofrimit të shërbimeve që do të rezultojnë në të ardhura më të mëdha për bashkitë e këtyre dy qyteteve. Deri tani ky program kompjuterik me financime të USAID-t ka përfunduar në tetë bashki të vendit, ku janë financuar 370 milionë lekë për dhjetë departamente. Për Bashkinë e Elbasanit, USAID ka dhënë rreth 20 mijë dollarë për një sistem të ri të kompjuterizuar, duke krijuar një one-stop-shop për bizneset lokale. Sipas kreut të bashkisë, programi i informatizuar i taksave lokale krijon mundësinë e rritjes së të ardhurave me 12 për qind, ul abuzimet dhe ndihmon më tepër qytetarët.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›