Infrastruktura shkollore, në 3 vjet u investuan 5 milionë $
09/12/2008 Flet drejtori i DAR Korçë, Andrea Mano: Nga 5 laboratorë në vitin 2005, tashmë kemi 74 laboratorë
KORÇE- Gjatë vitit 2005 në shkollat e rrethit të Korçës ekzistonin gjithsej vetëm 5 laboratorë, tashmë në vitin 2008 numërohen 42 të tillë, ndërsa brenda tremujorit të parë të vitit 2009 numri i laboratorëve të informatikës do të shkojë në 74, çka do të thotë se të gjitha shkollat e mesme dhe 9-vjeçare do të jenë të pajisura me kabinete të informatikës. Përveç kabineteve, shkollat e këtij rrethi janë kompletuar edhe me pajisje të reja dhe mjete didaktike. Ndërkaq mund të thuhet se që nga viti 2000, jo vetëm në rrethin e Korçës, por në gjithë shkollat e këtij qarku, nuk ekzistonte një libër inventari për objektet shkollore me të dhënat teknike të objekteve, me numrin e nxënësve, numrin e klasave, sipërfaqet e ndërtimit etj. Realizimi i këtij projekti ka kërkuar një hark kohor prej tre vjetësh dhe bashkëpunim të ngushtë me bashkitë dhe komunat. Në saje të përpjekjeve të tilla tashmë është bërë i mundur përcaktimi i hartës gjeografike të shkollave të qarkut me të dhënat statistikore dhe teknike, duke përpiluar dokumentacionin përkatës për përcaktimin e territoreve të të gjithë objekteve shkollore dhe për regjistrimin e tyre në zyrën e Regjistrimit të Pasurisë të Paluajtshme. Ndërsa nuk mund të flitej për ngrohje në shkolla aktualisht është zgjidhur përfundimisht ky problem, ndërsa mund të flitet për investime tepër të rëndësishme në drejtim të infrastrukturës shkollore, nga të cilat nuk ka përfituar vetëm qyteti, por edhe zonat rurale. Që të gjitha këto na bëhen të njohura nga Drejtori i Drejtorisë Arsimore rajonale, Korçë, Andrea Mano, i cili sqaron se inventarizim e kanë përfunduar brenda vitit 2007.
Investimet
“Përveç pajisjes së shkollave me kabinete laboratorike dhe inventarizimit, sqaron më tej Mano, gjatë tre viteve të fundit në rrethin tonë janë investuar mbi 5 milionë dollarë në infrastrukturën shkollore, në sektorin e arsimit për ngritjen e shkollave të reja dhe për rikonstruksionin e atyre ekzistuese, nga të cilat vetëm për qytetin e Korçës janë investuar më shumë se 3.5 milionë dollarë. Tashmë mund të numëroj si të përfunduara, rikonstruksioni i shkollës së mesme të ndërtimit, 240 mijë dollarë, rikonstruksionin e konviktit të shkollës së mesme profesionale “Demir Progri” me një vlerë prej 300 mijë dollarë, si dhe ndërtimin e një baze të re prodhuese që do t’u shërbejë nxënësve të arsimit profesional, vlera 200 mijë dollarë”. “Megjithatë, sqaron më tej Mano, aktualisht kemi zgjidhur përfundimisht ngrohjen në ambientet e konvikteve dhe shkollave të këtij niveli arsimor. Fal një fondi prej 180 mijë dollarësh të vënë në dispozicion nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bë e mundur instalimi i kaldajave në 4 shkolla dhe konvikte të arsimit profesional, duke plotësuar një nga prioritetet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për arsimin profesional. Por jo vetëm kaq, gjatë vitit 2007 Ministria e Arsimit dhe Shkencës akordoi fonde në formën e grantit konkurrues për arsimin në rrethin e Korçës. Kështu nga konkurrimi në grantet konkurruese të projekteve të përbashkëta të institucionit të bashkisë me DAR Korçë, u fituan dy projekte madhore me një vlerë prej 670 mijë dollarë për rikonstruksioin dhe shtesën për shkollën 9-vjeçare “Sevasti Qirjazi”, dhe 1 milion dollarë për ndërtimin e një shkolle të re 9-vjeçare, e para shkollë e këtij lloji e ndërtuar së paku në 40 vitet e fundit në këtë qytet”. “Ndërkaq për arsimin profesional, shton Mano, kemi paraqitur pranë MASH projektin për rikonstruksionin e plotë të dy shkollave profesionale, ndërsa për arsimin bazë dhe të mesëm, në bashkëpunim me bashkinë e qytetit, kemi përgatitur projekte të përbashkëta për rikonstruksionin e plotë dhe shtesa në dy shkolla të qytetit, si edhe për ndërtimin e një gjimnazi të ri në qytetin tonë. Gjithashtu në bashkëpunim të plotë me disa komuna janë paraqitur projekte për të konkurruar në grantet konkurruese”.
Harta e investimeve
Shkollat në fshatra, jo më të harruara
KORÇE- Sipas Drejtorit të Drejtorisë Arsimore rajonale në Korçë, Andrea Mano, investimet kanë pasur një shtrirje të gjerë gjeografike në të gjithë rrethin, të cilat janë përqendruar në rikonstruksione dhe ndërtime shkollash të reja. “Si të tilla, tha Mano, mund të përmend ndërtimin e shkollës së mesme në komunën e Pirgut me 390 mijë dollarë, rikonstruksionin e shkollës 9- vjeçare, në komunën Voskop, 75 mijë dollarë, shkollën në komunën Lozhan 130 mijë dollarë, shkollën në komunën Drenovë 250 mijë dollarë, si dhe shkollën në komunën e Vreshtasit me 105 mijë dollarë etj. Ndërkohë mund të rendis si një investim mjaft të rëndësishëm pajisjen me laboratorë informatike për shkollat e mesme. Ky investim në laboratorë informatike kapi një vlerë prej 430 mijë dollarë, por sfida jonë mbetet që brenda 3-mujorit të parë të vitit 2009 të instalojmë edhe 32 kabinete të tjerë informatikë duke pajisur kështu me kabinete të gjitha shkollat 9- vjeçare të rrethit tonë. Vetëm për blerje pajisjesh të reja për shkollat tona u investuan 505 mijë dollarë, ndërsa për mjete didaktike u investuan 240 mijë dollarë, ku nga fondet e përmendura më sipër kanë përfituar edhe shkollat e zonave rurale”. Sipas drejtorit të DAR Korçë, Andrea Mano, investimet janë kryer me një planifikim të mirëfilltë në mënyrë që të shpërndaheshin të gjithë territorin që mbulon kjo drejtori për t’u ardhur në ndihmë të gjithë nxënësve dhe në cepat më të thellë të qarkut.
Prioritetet e DAR Korçë
Investimet, procesi mësimor dhe frekuentueshmëria
KORÇE- Ndërkaq Andrea Mano bën të ditur për gazetën “Metropol” prioritetet e Drejtorisë Arsimore rajonale Korçë. “Për këtë drejtori, shpjegon Mano, prioritet kryesor mbeten investimet, realizimi i tyre, krijimi i kushteve të përshtatshme për zhvillimin normal të mësimit, krijimi i kushteve sa më komode për të jetuar, mësuar dhe për aktivitete të ndryshme, si dhe për rritjen e numrit të nxënësve në shkollat dhe konviktet e arsimit profesional si dhe rritja efikasitetit në përdorimin e burimeve financiare”. “Investimi në shkollat profesionale do të jetë në qendër të vëmendjes të DAR”, vë në dukje Mano duke shtuar se DAR-Korçë do të vazhdojë të hartojë dhe të konkurrojë me projekte dinjitoze për të sjellë sa më shumë investime në rrethin tonë, që krahas reformave të shumta që janë kryer në arsim të ndikojnë në krijimin e kushteve sa më komode për të gjithë nxënësit dhe mësuesit, duke ndikuar kështu direkt në rritjen e nivelit të arsimit në rrethin e Korçës”. Në rrethin e Korçës aktualisht vazhdojnë studimet rreth 22 000 nxënës në 61 shkolla 9-vjeçare dhe 22 shkolla të mesme. Në këto shkolla japin mësim rreth 1.500 mësues. Thithja e nxënësve nga arsimi bazë në atë të mesëm është në masën 90%, çka tregon se ky rreth vazhdon të njihet si rrethi i “Mësonjëtores së parë shqipe”. Ndërkohë theksohet se ende do të vijohet të punohet në këtë drejtim për të mos lënë jashtë vëmendjes çdo nxënës që dëshiron të arsimohet. Kjo mendohet të harrohet dhe për shkak se investimet dhe prioritetet janë vijëzuara qartë në DAR Korçë.