Luis Hemilton shpallet piloti i vitit
Luis Hemilton është shpallur në Londër si piloti më i mirë në 2008: "Krenar që e marr këtë çmim për herë të dytë". Kampioni i Botës në Formula 1 e ka marrë trofeun nga duart e ish-kampionit me MekLaren më 1998 e 1999, Mika Hakinen. "Të marrësh një çmim, shpjegon Hemilton, çfarëdo që të jetë, është gjithnjë një privilegj i madh. Ardhja këtu më kujtonte të gjitha herët kur unë militoja në ‘Autosport AWards‘, por edhe herën time të parë. Puna e zhvilluar dhe numri i personave që e kanë bërë të mundur këtë, më bën të jem krenar". Trofeu për "Makinën e garave të vitit" ka shkuar për MekLaren-Mercedes MP4-23.