Sot tryeza “Drejt organizimit territorial”
09/12/2008 Co-plan
Reforma e decentralizimit të pushteteve është duke hasur vështirësi të shumta, sa i përket organizimit territorial. Pikërisht këto probleme do të jenë në qendër të një tryeze kombëtare të organizuar nga Co-Plan dhe Universiteti “Polis”, me temë “Drejt rajonalizimit”, me pjesëmarrjen edhe të ministres së Integrimit Majlinda Bregu. Faza e tretë, sipas ekspertëve të fushës, është konsolidimi i decentralizimit, me një bazë ligjore thuajse të plotësuar. Aktualisht qeverisja po teston instrumentet e reformës, por midis tre fazave ka mbivendosje. “Dukuri të tilla si pabarazi hapësinore, kapacitete fiskale të ulëta, mungesa e ekonomisë së shkallës, konflikte midis njësive vendore mbi administrimin e territoreve kufitare, tregojnë se pengesat kanë, midis të tjerash, karakter territorial dhe se balanca midis parimit të autonomisë vendore dhe parimit të subsidiaritetit jo gjithmonë është respektuar”, - theksojnë ekspertët.