E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelsi sheh Ouenin si pasues të Drogba

Është edhe Çelsi mes destinacioneve të mundshme të Majkëll Ouen, i cili thotë se nuk nxitohet për të vendosur për të ardhmen e tij. Sulmuesi i Njukasëllit është pranë skadimit të kontratës në qershor dhe për momentin nuk ka ndërmend ta prishë marrëdhënien me klubin. Është folur edhe për mundësinë e një rikthimi të bujshëm te Liverpuli, por vetë Rafa Benitez e kishte përgënjeshtruar. Në janar, Ouen mund të diskutojë me klube të tjera. Në radhë për të tashmë është shtuar edhe Çelsi, i cili shikon tek ai zëvendësuesin ideal të Diedier Drogba, i cili me shumë mundësi mund të largohet nga skuadra londineze.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›