E Shtunë, 31 Tetor 2026

Produktet që përdoren dhe ato që nuk përdoren gjithmonë



Për të vendosur moshën e saktë të disa elementëve, janë të nevojshëm disa lloj testesh "ad hoc". Ata të ndjekur nga "Consumer Lab", mbi integratorët ushqimorë, kohët e fundit shumë në modë, theksojnë që pas dy vjetësh në rafte duhet të përfundojnë në plehra. Me pak fjalë, gjithçka që përdorim e ka një fund. Por jo për të gjithë është kështu. Një shishe alkool dezinfektues, për shembull, është përgjithmonë e përdorshme. Ky lloj solucioni mund të përdoret deri në pikën e fundit, sepse është në gjendje të vrasë çdo lloj mikrobi. Edhe dërrasat e kuzhinës aty ku zakonisht priten perimet ose ushqime të ndryshme, janë të përjetshme, natyrisht me kushtin e vetëm që të lahen me ujë të nxehtë dhe detergjent dhe më pas të dezinfektohen me uthull. E gjatë mbijetesa është edhe për filtrat e ujit, me kushtin që të jenë të një cilësie të mirë dhe të kontrollohen në mënyrë periodike. Sepse, pikërisht te kontrollet qëndron edhe mundësia e një jete të dytë për objektet. Kondicionerët e ajrit me një mirëmbajtje të mirë dhe pastrim çdo 6 muaj, mund ta kalojnë kufirin e 15 vjetëve. Një kontroll i përmuajshëm është i domosdoshëm për alarmet kundër zjarrit dhe ato kundër duhanit. Pa harruar që edhe pse mund të kesh ndjekur procedurat më rigoroze, sensorët pas disa dhjetëra vjetësh maksimumi humbin ndjeshmërinë dhe rrezikojnë të mos shënojnë më asnjë alarm. Nga ana tjetër, fikset e zjarrit, falë një kujdesi të veçantë mund ta zgjasin jetën e tyre, por jo më shumë se 10 vjet, sepse presioni vjen gjithmonë drejt fundit.

8 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›