Riciklimi, mënyra më e mirë për të mbajtur në punë sende të ndryshme
Ambientalistët protestojnë gjithmonë sepse sipas tyre, pavarësisht nga data e skadimit, asgjë nuk duhet të përfundojë në koshin e plehrave, ose më keq akoma, në ndonjë vend shkarkimi. Të dëshpëruar nga grumbullimi i objekteve të ndryshme e të papërdorshme në periferitë e qytezave, disa ambientalistë të "Tuscon" në SHBA që prej vitit 2003 i kanë dhënë jetë një sistemi riciklimi të organizuar në rrjet. Praktikisht ata kanë ndërtuar një sajt interneti, "Freecycle", për të vendosur në kontakt të gjithë ata që duan të heqin qafe objektet e padobishme apo të pashitura. Edhe pse jo ashtu siç pritej, iniciativa ka qenë një sukses. Për ata që duan të arrijnë të parashikojnë ose të zgjasin ekzistencën e një objekti, një sugjerim vjen edhe nga departamenti i fizikës në një universitet italian. Përmes tregimit të “oscilacioneve atomike”, që janë në lidhje të ngushtë me skadimin e një produkti, thonë shkencëtarët, mund të vendoset data e “jetës” e pjesës më të madhe të materialeve që përdorim çdo ditë. Për më tepër, të modifikosh strukturën molekulare të materialeve, mund të zgjatet edhe jetëgjatësia e tyre. Por, mbi të gjitha mbetet siguria.
12 objektet e analizuara nga "Consumer Lab” në SHBA
1. Fikset e zjarrit, 10 vjet
Duhen ndërruar çdo dhjetë vjet, sepse humbasin presionin dhe efektshmërinë
2. Dërrasë kuzhine, e përjetshme
Nuk ndërrohen kurrë, mjafton ta pastrosh mirë për t‘u eliminuar bakteret
3. Alkool dezinfektues, i përjetshëm
Nuk skadon. Alkooli vret të gjitha bakteret që përfundojnë në shishe
4. Jastëkët, 1 vit
Duhen ndërruar çdo vit, sepse thithin baktere dhe grimca të rrezikshme pluhuri
5. Furçat e dhëmbëve, 3-5 muaj
Duhen ndërruar çdo 3-4 muaj, sepse edhe pse lahen, pas përdorimit nuk pastrohen asnjëherë plotësisht
6. Shampo kundër zbokthit, 3 vjet
Shampot mjekësore mund "të jetojnë" tre vjet, me kusht që të mos kenë një datë skadence stampuar në kuti
7. Vitaminat ushqimore, 2-3 vjet
Në një ambient të freskët e të thatë jetojnë 3 vjet, por është më mirë t‘i hedhësh pas dy vjetësh
8. Produktet kozmetike, 2-3 vjet
Produktet kozmetike, përveç pluhurave të syve, mund "të jetojnë" 2-3 vjet
9. Lapsat e syve, 6 muaj
Mos i përdorni lapsat e syve për më shumë se 6 muaj. Po aq edhe pluhurat dhe bojërat e syve
10. Dyshekët, 9-10 vjet
Një dyshek i mirë mund të rrojë nga 9-10 vjet, por nëse nuk flihet mirë, më mirë ta zëvendësosh çdo 5-7 vjet. Evitohen kështu dhimbjet e shpinës
11. Kremrat, 1 vit
Duhen hedhur pas 12 muajsh, sepse substancat kimike që përmbajnë produktet e bukurisë fillojnë të skadojnë
12. Solucionet e lenteve optike, 3 muaj
Mos i përdorni solucionet për lentet e kontaktit pas tre muajsh që nga hapja e falkonit, sepse kështu rrisni rrezikun e një infeksioni në sy
8 Gusht 2008