E Shtunë, 31 Tetor 2026

Infrastuktura e cilësisë në qendër të vemendjes së operatorëve ekonomike

Nesër, Konferenca e parë e Infrastruktuës së Cilësisë

Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit, do të organizojnë të martën në Tiranë Konferencën e I-rë të Infrastrukturës së Cilësisë. Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë bënë të ditur se "qëllimi i kësaj konference është krijimi i një forumi, ku grupet e operatorëve ekonomikë, kërkuesve shkencorë dhe rregullatorëve ligjorë, të shkëmbejnë arritjet dhe shqetësimet e tyre, si dhe të krijojnë lidhjet e domosdoshme për projekte të suksesshme e një zhvillim të qëndrueshëm të infrastrukturës së cilësisë në Shqipëri". Sipas këtyre burimeve, në konferencë do të marrin pjesë specialistë dhe përfaqësues nga institucione të rëndësishme nga vendet e rajonit. "Një nga seksionet e konferencës është parashikuar të ketë të gjitha atributet e një konference shkencore për të ndihmuar kështu edhe në zhvillimin e kërkimit shkencor në fushat respektive", theksuan burimet e DPM-së. Ndër temat që do të trajtohen në këtë konferencë janë menaxhimi i Cilësisë- Koncepte, Principe, Programe dhe Filozofitë mbi to; cilësia e jetës; sistemet e integruara të menaxhimit; standardet dhe cilësia në organizata; standardet dhe cilësia e siguria e produkteve, proceseve e shërbimeve; standardet dhe procedurat e vlerësimit të konformitetit; matjet, kontrolli dhe cilësia në prodhim; përmirësimi i proceseve dhe përmirësimi i performancës; sistemet e çertifikimit; krahasimet ndërlaboratorike dhe vlefshmëria e metodës, etj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›