Sherr mes kunatave, në gjendje të rëndë 24-vjeçarja
Autori i Lajmit: red.
Një sherr i nisur për motive banale mes dy kunatave në Fier, ka përfunduar me një të plagosur rëndë dhe një të ndaluar. Ngjarja ka ndodhur dje në lagjen "16 Prilli" ku janë zënë dy kunata dhe njëra ka mbetur e plagosur me thikë. Burime nga policia bëjnë të ditur se motivi i zënkës ka qenë banal mes kunatave Dallëndyshe Alushaj (Hamzaraj) dhe Adelina Hamzaraj (motra e burrit të Adelinës). Sipas policisë, dy kunatat janë grindur më parë më fjalë e më pas Dallëndyshja e ka gjuajtur një herë me thikë Adelinën. Policia pohon se autorja e plagosjes është Dallëndyshe Alushaj, 35 vjeçe, e martuar me fëmijë dhe e plagosur është kunata e saj, Adelina Hamzaraj, 24 vjeçe, e martuar me një fëmijë. Sipas burimeve policore, mësohet se rreth orës 10:00, prindërit e Adelinës kishin shkuar tek e bija, Adelina. Sipas të njëjtave burime, pasi kanë qëndruar për rreth dy orë Adelina u është lutur atyre që të qëndronin për drekë, por ata nuk kanë pranuar. Në shtëpi, një orë më pas ka mbërritur Dallëndyshja, motra e burrit të Adelinës. Pasi janë larguar prindërit e Adelinës, Dallëndyshja ka debatuar me kunatën që të këmbëngulte për t i mbajtur për drekë, pasi ishte kohë dreke e të mos keqkuptoheshin. Ky ka qenë edhe debati që ka nisur mes dy kunatave, respekti për mysafirët. Teksa kanë debatuar, më pas edhe janë sharë. Në debat e sipër, Dallëndyshja ka marrë një thikë që ka gjetur mbi tavolinën e aneksit të shtëpisë dhe e ka gjuajtur një herë kunatën e saj, nusen e vëllait. Thika e ka zënë në brinjën e anës së majtë duke e çarë, por jo shumë thellë. Po sipas policisë, mësohet se ka qenë vetë Dallëndyshja që ka thirrur një të afërmin e saj që e kanë marrë dhe e kanë dërguar në repartin e Patologjisë së spitalit Fier ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore. Burimet spitalore pohuan se goditja që Adelina kish marrë nga kunata e saj nuk ka qenë e thellë, vetëm 2 cm. Asaj i është dhënë ndihma e parë mjekësore e më pas është shtruar në njërën prej dhomave të këtij reparti për ta mbajtur nën vëzhgim disa orë. Oficeri i Policisë Gjyqësore ka marrë në pyetje edhe të plagosurën, Adelina Hamzaraj, e cila ka pohuar se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, punë respekti.
Ky lajm është publikuar: 19/05/2009