Nga 1 qershori transferat bankare do të kushtojnë më lirë

Duke filluar që nga data 1 qershor 2009 të gjitha transfertat bankare nga njeri vend në tjetrin do të kushtojnë më lirë, kjo për shkak të vënies në funksionim të numrit ndërkombëtar të llogarisë bankare IBAN. Banka e Shqipërisë, bëri të ditur se të gjithë numrat e llogarive bankare të klienteve, që përdoren për të kryer transferta brenda apo jashtë vendit do të këtë formatin Iban, një lloj sistemi i cili shmang gabimet e mundshme në transferta si dhe shërbimi ofrohet brenda një kohe rekord. Por mbi të gjitha, ky sistem ul kostot e transaksioneve.
Bankat aplikojnë një pagesë që nis prej 10 eurosh për çdo transfertë që bëhet nga llogaritë bankare që nuk janë pjesë e kodit Iban. Aplikimi i këtij kodi do të kryhet nga cilido që bën një transfertë bankare, por në rastin e Shqipërisë, ky kod do të ndihmonte emigrantët shqiptare që të sillnin para me një kosto edhe më të ulët. Kodi Iban, ose numri ndërkombetar i llogarisë bankare, aplikohet në 44 shtete. Çdo transferte që kryhet nga një vend në tjetrin është me kosto minimale pasi vendet janë pjesë e këtij sistemi te përbashkët.
...