Iniesta: E duam Fabregasin te Barça

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta e ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur përkrah Cesc Fabregas në Nou Camp. Mesfushori i Arsenalit edhe një herë ishte qendër e bisedimeve ndërmjet klubit katalunas dhe atij anglez.
24 vjeçari i ka treguar trajnerit Arsene Wenger se dëshiron të kthehet në Barcelonë, ku edhe u rrit në akademinë e saj, por deri sot ende nuk ka asgjë konkrete. Ai që do të dëshironte më së shumti që ky transferim të realizohej është shoku i tij i skuadrës në përfaqësuesen e Spanjës, Iniesta.
“Ne gjithmonë e kemi thënë se mendojmë për të. Nëse Cesc vjen, do të na ndihmonte që ta bëjmë një hap tjetër në kualitetet. Kam biseduar me të disa herë dhe ai mund ta konkretizojë dëshirën për të ardhur në Barcelonë”, tha Iniesta për të përditshmen spanjolle Sport.