E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iniesta ndihet mire ne maje

Ai është një nga ikonat jo vetëm të Spanjës, por edhe të gjithë futbollit botëror. Andres Iniesta është i lumtur pas arritjes në çerekfinale, por thekson se edhe në parajsë mund të ndihesh në vështirësi.

“Kur je duke fituar, kur je duke arritur sukses, është mirë ta dish këtë gjë. Më e vështirë është që të përmirësohesh apo që ta ruash këtë nivel. Kjo kërkon më shumë energji sesa kur gjërat shkojnë keq, pasi në një rast të tillë ju thjesht mund të përmirësoheni. Do të luajmë në çerekfinale, ndërsa ëndrra jonë është të fitojmë Europianin. Çdo ekip ka momente të vështira dhe ndaj Kroacisë ne patëm disa të tillë. Do të kishim dashur të fitonim 2-0 apo 3-0 dhe të ishim komodë gjatë ndeshjes, por kjo nuk qe e mundur. Iker u tregua i madh për ne”.

Trajneri Visente Del Boske është shumë interesant me vëshgimin që ka bërë pas ndeshjes me Kroacinë.

“Isha shumë i menduar pas ndeshjes me kroatët. Kam parë se çdo skuadër e kualifikuar tregohet e lumtur dhe mbytet me përqafime, ndërsa për Spanjën duket sikur pritet më shumë sesa duhet dhe sikur ne e kemi më të lehtë se të tjerët. Ndoshta, papritmas jemi bërë të pasur, duke qenë më parë të varfër dhe nuk dimë ta vlerësojmë këtë që kemi. Ne e kontrolluam ndeshjen, por edhe kundërshtari luajti mirë. Kjo ishte logjike, por kroatët vuajtën më shumë sesa ne”.

Del Boske ikën dhe mendohet. Ai drejton një superskuadër, por asgjë nuk është e garantuar duke nisur që nga çerekfinalet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›