E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbijetesa? Jo, Scudetto

Trajneri i Interit, Claudio Ranieri beson se një fitore kundër Cagliarit këtë fundjavë mund të rikthejë ekipin në garë për titull. Nerazzurrët janë në pozitën e 17-të, 13 pikë prapa liderëve Udinese dhe Lazio por strategu ende mendon se skuadra e tij mund të luftojë për titull.

“Unë besoj”, tha ai të premten. “Do të ishte arritje e jashtëzakonshme por ky është një kampionat shumë i çuditshëm. Nëse ekipet para nesh arrijnë të ruajnë ritmin e tyre atëherë do të jetë vështirë, por gjithçka mund të ndodh në këtë ligë. Ne duam të tubojmë sa më tepër pikë që është e mundur prej tani deri në fund të sezonit. Nëse do të ishim një klub i vogël atëherë tani do të mendonim për mbijetesë por me kampionët tanë ne duhet të besojmë në synimin tonë, titullin”, shtoi ai.

Inter nuk ka luajtur për gati tri javë pasi përballja e tij e vlefshme për xhiron e 11-të në Genoa u shty dhe Ranieri respekton kërcënimin që paraqet Cagliari. “Ata janë ekip që vrapon shumë dhe luan mirë. Nuk do të jetë ndeshje e lehtë por ne duhet ti mposhtim. Cagliari është shumë i rrezikshëm. Nga nëntë ndeshjet që kanë shënuar në total deri më tani, shtatë i kanë realizuar në udhëtim. Ne duhet të luajmë lojën tonë me besim dhe përkushtim. Kjo është mënyra e vetme për të dal nga kjo mjegull”, u shpreh Ranieri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›