E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inis Gjoni, në gjyq për lekët e videos

Gjykata e Apelit në kryeqytet ka nisur dje shqyrtimin e kërkesës së bërë nga Inis Gjoni, për dëmshpërblimin lidhur me dëmin moral të shkaktuar nga nxjerrja e videos intime me të dashurin e saj. Gjatë seancës, avokati i Gjonit ka kërkuar përjashtimin nga trupi gjykues të gjyqtares Zeqine Sollaku, pasi kjo e fundit është bashkëshortja e ish-kryeprokurorit Dhori Sollaku, në kohën e të cilit nga Prokuroria e Përgjithshme ka dalë edhe videoja. Trupi gjykues u tërhoq për të shqyrtuar kërkesën për përjashtim, por zonja Sollaku u tregua më e shpejtë, duke dhënë dorëheqjen nga gjykimi dhe në këtë mënyrë, në seancën e ardhshme pritet dhënia e vendimit përfundimtar për këtë çështje.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›