Të burgosurit akuzojnë: Drejtori ka hapur dyqan në burg
Të burgosurit që janë duke vuajtur dënimin në Burgun e Peqinit, kanë ngritur akuza të rënda ndaj drejtorit të këtij institucioni riedukimi dhe ndaj stafit që shërben aty. Në një peticion të dërguar në redaksinë e "Shqip", të burgosurit ankohen për "terrorin, keqtrajtimin dhe korrupsionin që ushtrohet ndaj 900 të dënuarve që ndodhen aty". Letra e shkruar me shkrim dore drejton gishtin e akuzës ndaj drejtorit të burgut, Shkëlqim Kalemi, i cili, sipas të burgosurve, "jep urdhër që të rrihen dhe të gjakosen të burgosurit nga oficerët" e shërbimit. Por të burgosurit ankohen edhe për keqtrajtimin që u bëhet familjarëve të tyre kur shkojnë për t‘i takuar. "Me familjarët tanë bëhet një veprim shumë i turpshëm, të cilët zhvishen komplet dhe kontrollohen shumë turpshëm...", thuhet në letrën e mbërritur nga Burgu i Peqinit.
Akuzat për korrupsion janë edhe më të thella, pasi sipas pretendimit të të burgosurve, drejtori i burgut e ka kthyer atë në një institucion privat ku, "duke filluar që nga dera e parë e burgut, ka punësuar kushërinjtë e vet, të cilët janë të paaftë". Ndërkaq, duket se në ambientet e brendshme të burgut funksionon edhe një dyqan, në të cilin të burgosurit blejnë të gjitha gjërat që u nevojiten. "Në këtë dyqan është punësuar një njeriu i tij dhe me këtë dyqan ai, me çmime të larta, po u pi gjakun të dënuarve. Një çakmak kushton 300 lekë të reja. Imagjinoni sa kushtojnë asortimentet e tjera", thuhet në peticionin e ardhur nga Burgu i Peqinit. Në fund të letrës së tyre, të dënuarit përmendin rastin e një të burgosuri nga Cërriku, i cili kishte shtatë muaj i sëmurë, por nuk u lejua që të kurohej dhe vdiq në Burgun e Peqinit. Kjo ngjarje ka ndodhur 1 muaj më parë dhe sipas peticionit, arsyeja se pse i burgosuri me mbiemrin Totoshi nuk u dërgua për kurim, ishte se nuk i dha lekë drejtorit të burgut. Nisur nga faktet e rënda që përmenden në këtë letër, gazeta vendosi ta publikojë atë, por në të njëjtën kohë mbetet e hapur për reagimin e të gjitha palëve të përmendura në të.