Të sëmurë mendorë merren ushtarë
Aksioni i radhës për mbledhjen e të rinjve që nuk kanë kryer shërbimin e detyruar ushtarak ka sjellë probleme të mëdha në Fier. Qytetarët ankohen se policia ushtarake përdor dhunën për të mbledhur rekrutët, ndërsa tregojnë edhe raste kur mes të rinjve të marrë me forcë ka pasur të sëmurë të pajisur me raport mjekësor, çka i shmang ata nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak. Konstatimin e shumë rekrutëve "të paaftë" e tregojnë edhe statistikat e mbajtura nga Dega e Mobilizimit.
Ndërsa familjarët e ushtarëve të marrë me forcë kërkojnë ndryshim në procedurën e mbledhjes së rekrutëve për të ruajtur të sëmurët, Dega e Mobilizimit në Fier akuzon njësitë e qeverisjes vendore për fshehje të atyre që i shmangen detyrimit, si dhe strukturat e shëndetësisë për dhënie të raporteve mjekësore joreale.
Statistikat
Vetëm gjatë dy fazave të para të mobilizimit për vitin 2008, rezultojnë që janë marrë në mes të rrugës më shumë se 30 të rinj që kanë qenë të sëmurë. Kryesisht këta kanë qenë të sëmurë mendorë dhe një pjesë fare e vogël kanë rezultuar me paaftësi fizike, si paralizë të pjesshme të dorës a krahut, miopi, probleme kardiake etj. Në regjistrin e kontrollit mjekësor të Qendrës Rajonale të Mobilizimit Ushtarak në Fier janë regjistruar emrat e më shumë se 30 të rinjve, por burimet zyrtare të kësaj qendre tregojnë faktin se mes ushtarëve që kanë dërguar në Bazat Ushtarake të Bunavisë dhe Beratit ka pasur nga ata të cilët komisioni mjekësor i atjeshëm i ka cilësuar si të paaftë. Duke mbajtur përgjegjësi vetëm për fazën e mbledhjes së ushtarëve, kreu i Qendrës Rajonale të Mobilizimit Ushtarak në Fier, Petrit Krakulla, hedh hijet e dyshimit mbi funksionimin ligjor të komisioneve mjekësore. Gjatë tri fazave vjetore të mobilizimit, Dega e Fierit merr me forcë në rrugë apo mjedise publike më shumë se 50 të paaftë. Madje, burimet zyrtare nga Baza Ushtarake e Beratit dhe ajo e Bonavisë pranojnë për gazetën "Shqip" se ky numër i dhënë nga Dega Rajonale e Fierit rritet edhe më shumë nga konstatimet mjekësore që kryhen në këto baza. "Për t‘iu përmbajtur numrit të ushtarëve të kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes, ka pasur shumë raste që mes të rinjve të prurë në bazat tona të ketë edhe të sëmurë mendorë. Vetëm në bazën e Bonavisë janë konstatuar 23 raste të tilla", thotë një burim i gazetës "Shqip" në bazën ushtarake të Bunavisë së Vlorës.
Historitë
Gëzim Hoxha, 26 vjeç, me një raport mjekësor dhe me një komunikim që vërteton problemet e tij mendore, është marrë disa herë me forcë dhe është dërguar në bazat e grumbullimit të rekrutëve. Ai tregon për gazetën "Shqip" se e kanë marrë me forcë në mes të rrugës policë të rendit dhe policë ushtarakë më shumë se tri herë. Hera e fundit ka qenë në vitin 2007. "Kam qëndruar në Degën e Mobilizimit Fier nga tri ditë për çdo rast. Më kanë qethur edhe kokën, por kur kam dalë përpara komisionit mjekësor më kanë liruar përsëri", tregon Gëzimi, i cili flet me mjaft vështirësi. Ai thotë se "ata të degës ushtarake më njihnin, por si duket duhet të realizonin planin dhe më merrnin sa herë mblidhnin ushtarë". Histori si e Gëzimit, në qendrën e Mobilizimit Ushtar në Fier ka me dhjetëra. Të afërm të të rinjve me probleme mendore apo shëndetësore tregojnë se janë dashur ditë deri sa djemtë të liroheshin dhe periudha e qëndrimit të izoluar i ka dëmtuar ata. "Djali im është i sëmurë kardikak. Përfiton pension paaftësie për këtë shkak, por është marrë për ushtar në rrugë ndërsa shkonte në dyqan. U ka thënë policëve se është i sëmurë, por ata nuk e ka dëgjuar. Tani i duhet të presë deri sa të dalë përgjigjja nga komisioni në Spitalin Ushtarak për t‘u liruar", thotë Lumturi Bega, nëna e një të riu të marrë ushtar. Ndërkohë, jo më larg se mbrëmjen e së hënës janë marrë me forcë dy studentë, dy maturantë, një nxënës i vitit të tretë gjimnaz, si dhe një i ri që e kishte kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Këto raste flagrante të rekrutimit me forcë pranohen zyrtarisht edhe nga Dega e Mobilizimit.
Kreu i Qendrës së Mobilizimit: Për sa kohë nuk ndryshojnë rregullat, do të ketë edhe abuzime
"Nuk kemi lista për rekrutët, ndaj i mbledhim në rrugë"
Kreu i Qendrës Rajonale të Mobilizimit Ushtarak në Fier, Petrit Krakulla, shpjegon pse aksionet për mbledhjen e rekrutëve të rinj sjellin shpesh shqetësim te qytetarët. Ai akuzon krerët e pushtetit vendor për fshehje të të rinjve që duhet të kryejnë shërbimin ushtarak, duke e arsyetuar këtë mungesë bashkëpunimi si shkakun kryesor të mbledhjes me forcë të ushtarëve.
Zoti Krakulla, edhe pse jeni prej disa muajsh i komanduar në krye të Degës së Mobilizimit në Fier, keni pasur rastin të zhvilloni dy faza mobilizimi. Sa në presion ndiheni për të realizuar numrin e kërkuar?
Është e vështirë të realizosh numrin që kërkohet. Në vit ne duhet të mbledhim si degë rajonale mbi 600 ushtarë. Duke munguar totalisht një listë me emra të rinjsh, ne këtë e realizojmë gjatë aksioneve të zhvilluara në rrugë apo dhe në akse kombëtare.
Çfarë ju detyron të ushtroni edhe forcë për të siguruar këtë numër rekrutësh?
Janë njësitë vendore, komunat e bashkitë, ato që fshehin në fakt numrin real të të rinjve që mbushin moshën për ushtarë. Bashkëpunimi me to mungon tërësisht. Ne kemi kërkuar nga kryepleqtë e fshatrave dhe zyrtarisht edhe nga komunat që të na japin lista, por nuk ka ndodhur kështu. Detyrohemi që të dalim në rrugë e të marrim të rinjtë me forcë. Është e vërtetë që ka raste abuzimi apo ushtrimi force nga ana jonë, por duhet patjetër të veprojmë kështu, pasi këtë infrastrukturë kemi.
A ka raste kur merren për ushtarë të sëmurë mendorë, apo persona me paaftësi fizike?
Po. I marrim nga rruga dhe ndodh të ketë edhe të tillë. I mbajmë në Degën e Mobilizimit deri sa komisioni ynë këtu verifikon nivelin e aftësisë së tyre. Mendojmë se komisioni ynë është profesional dhe i përbërë nga mjekë me përvojë dhe nuk abuzon në këtë rast.
Nga bazat ushtarake që ju mbuloni me ushtarë thonë se shpesh dërgohen atje të rinj të paaftë. Pse ndodh kjo?
Unë përgjigjem për atë që kam përgjegjësi këtu. Mundohem së bashku me stafin tim që të mos regjistroj raste të tilla. Nëse komisionet mjekësore në këto baza nxjerrin që ata janë të paaftë është përgjegjësia e tyre.
A mendoni se abuzohet nga ana e këtyre komisioneve mjekësore?
Hije dyshimi kam gjithmonë, sepse ka pasur mjaft raste që ne i kemi nxjerrë të aftë dhe ata në Bonavi apo Berat i kanë nxjerrë të paaftë. Por nëse ne bëjmë një gabim që dërgojmë ushtarë, është komisioni në Spitalin Ushtarak si dhe komisionet në bazat ushtarake që duhet të korrigjojnë gabimin tonë.
Të hënën në mbrëmje janë marrë me forcë studentë, nxënës të shkollave të mesme, si dhe një i ri që e kishte kryer ushtrinë...
Është e vërtetë. Më është dashur të vij në mes të natës që të qartësoj të gjithë problemin. I kemi lënë të gjithë të lirë, pasi kemi verifikuar dokumentacionin. Dua të theksoj se ndihemi të detyruar që të thërrasim ushtarë në këtë formë, pasi na duhet që të plotësojmë numrin. Vetëm për fazën e tretë deri më 15 mars të vitit 2008 më duhet të siguroj 170 rekrutë. Kam arritur deri tani që të mbledh 86 të tillë. Nëse nga qeveria dhe Kuvendi nuk do të rishikohet kjo çështje, përsëri do të kemi probleme si këto që thamë.