Shtyhet gjyqi i monstrës së Peshkopisë
Nuk ka mundur të zhvillohet seanca e parë gjyqësore në ngarkim të vrasësit 19-vjeçar, Shpëtim Zisa, nga lagjja "Kamen" e qytetit të Peshkopisë, i cili në fund të tetorit të vitit të kaluar rrëmbeu, përdhunoi dhe masakroi 10-vjeçarin Bekim Çenga. Zisa u arrestua në nëntor të vitit 2007, si i dyshuari kryesor për vrasjen e fëmijës. Gjatë marrjes në pyetje në polici dhe prokurori, ai e pranoi pa vështirësi autorësinë e krimit. Për motivet e kryerjes së krimit, Zisa ka dhënë versione të ndryshme, duke çorientuar shpesh herë hetuesit e kësaj ngjarjeje të rëndë. Seanca e djeshme në ngarkim të Shpëtim Zisës është shtyrë për të hënën, për shkak të mungesë të avokatit Qazim Gjoni.