E Shtunë, 31 Tetor 2026

Injesta rikuperohet për Satanderin

Mesfushor i Barcelonës, Andres Injesta ka marrë dritën e jeshile për t’u rikthyer, pas dëmtimit muskulor që pati në ndeshje me Milanin në Ligën e Kampionëve, njoftoi të martën klubi nga La Liga. Fituesi i Botërorit mungon nga 13 shtatori, por katalanasit vazhduan me rezultate pozitive. Ndeshja e radhës e Barçës do të jetë ajo e 15 tetorit në Primera Division ndaj Racing Santanderit, kur edhe pritet rikthimi i Injestës. Ai nuk është ftuar në dy ndeshjet që Spanja do t’i zhvillojë ndaj Çekisë dhe Skocisë, të vlefshme për kualifikimet e Euro 2012.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›