Insignia OPC karavan, Automjeti më i shpejtë nga Opel-i
Qëllimi i kompnisë së automjeteve “Opel” është cilësia e prodhimeve dhe vlerësimi i klientëve ndaj modeleve. Për këtë arsye është prezantuar modeli më i shpejtë i kompanisë “Insignia OPC” në varjantin karavan i cili është pritur me optimizëm nga të gjithë. Më herët u prezantua modeli “Insignia OPC” në versionin hatchback i cili shihej si konkurrent i fuqishëm i Audi S4 Avant dhe BMW 335i Touring. “Insignia-n OPC” karavan e fut në lëvizje motori 2.8 litërsh me turbo të dyfishtë V6 dhe 325 KF si edhe versioni “hatchback”. Dallimi ndërmjet këtyre dy modeleve, përveç pamjes, është që karavani njëqind kilometrat i arrin më shpejt dhe ofron më shumë hapësirë bagazhi, 540 litra në mënyrë standarde, respektivisht 1.530 litra në ulëset e prapme të lëshuara. “OPC” karavanin, të cilin në Opel e quajnë “Sports Tourer”, 100 km/h i arrin për gjashtë sekonda (0.2 sekonda më shpejt se ai hatchback) si dhe arrin shpejtësinë maksimale elektronike prej 250 km/h. Automjeti në shitje do të mund të paraqitjet në vjeshtën e këtij viti, me çmim tani për tani të panjohur.
“Volkswagen Golf”, më i shituri në Europë
Masat e matjes së shitjeve të automjeteve të reja kanë ndryshuar edhe gjatë muajit të kaluar. Kështu Volkswagen me Golfin e ri ka marrë vendin e parë për automjetin më të shitur në Bashkimin Europian. Vendi i dytë është fituar nga “Ford Fiestas”. Siç transmeton portali automobilistik JATO Dynamics, “Volkswagen Golf” gjatë muajit prill janë shitur 49.488 njësi, që është rritje prej 10.9 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Më pas suksesshëm vjen “Ford Fiesta” me 43.253 njësi (59.2 për qind rritje në krahasim me vitin e kaluar). Në pjesën tjetër të listës udhëheqin automjetet kompakte për qytet. Opel ka shitur 35.754 Corsa, Fiat 34.340 Grande Punto ndërsa Peugeot 32.310 modele 207.
Brabus përpunon kupenë E-Class
Pasi përpunuan në mënyrë bazike modelin e ri E-Class, në Botrop (qyteti industrial gjerman ku edhe gjendet Brabus) kanë filluar të bëjnë edhe versionin e tij me dy dyer kupe. Programi tuning për versionin E500 ka rritur volumin 5.5-litërsh V8 në 6.1 litra me të cilën është rritur edhe fuqia në 462 KF, derisa momenti i rrotullimit në 615 Nm. “E-Class” e përpunuar në këtë mënyrë arrin shpejtësinë prej 100 km/h për 4.7 sekonda, ndërsa maksimalen e arrin në 315 km/h. Nga aspekti vizual në Brabus në mënyrë diskrete kanë ndryshuar pamjen e kupesë së Mercedesit. Automjetit i janë modifikuar mbrojtësit dhe pragjet. Këtë shndërrim në Botrop e paguajnë 29.000 euro.
23 Maj 2009