Inspektime nga Komisioni Evropian
26/01/2010 Pyetësori
Qeveria shqiptare do të vihet në shërbim të një grupi inspektorësh nga Komisioni Evropian, për të dhënë shpjegime në lidhje me ecurinë e punës në funksion të përgjigjes së pyetësorit. Kryeministri Berisha ka bërë me dije se gjatë javëve që vijnë do të ketë dy inspektime nga Komisioni Evropian lidhur me përmbushjen e detyrimeve tona. “Ne duhet që ta avancojmë çdo detyrim që rrjedh. Në këtë aspekt, i tërë kuadri ligjor i domosdoshëm, çfarë ka mbetur pa kompletuar, duhet të kompletohet brenda muajit shkurt. Dhe shpreh kënaqësi dhe vlerësim që procesi i lëshimit të pasaportave biometrike po ecën me shpejtësi. Faktikisht, për frymë popullate, Shqipëria po arrin në nivelet më të larta të posedimit të këtyre pasaportave, të cilat janë dhe të standardeve më të mira”, ka deklaruar Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së Komitetit për Liberalizimin e Vizave.