E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inspektimet, 2005- 2009, 33 procese dhe 13 gjyqtarë për shkarkim

28/04/2009  Në 4 vjet Ministria e Drejtësisë dërgon 13 gjyqtarë në procedime disiplinore

TIRANË - Ministria e Drejtësisë publikon rastet e procedimeve disiplinore për gjyqtarët brenda periudhës 2005- 2009. Shkarkime, transferime dhe marrje masë pezullimi nga detyra. Këto janë rastet kur Ministria e Drejtësisë i është drejtuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë me kërkesa përkatëse. Ndërkohë që dje sipas burimeve nga Ministria e Drejtësisë numri një i këtij institucioni i ka dërguar Këshillit të Lartë të Drejtësisë propozimin për procedimin disiplinor ndaj tre gjyqtarëve të rrethit gjyqësor Elbasan. Sipas statistikave të ardhura nga kjo ministri, bëhet e ditur se brenda një periudhe 2008-2009, janë dërguar 13 kërkesa për procedim disiplinor. Ndërsa behet e ditur se ministri kërkon shkarkimin e tre gjyqtarëve të Elbasanit duke pretenduar se kanë shkelur rëndë ligjin dhe nuk kanë zbatuar kodin e gjyqtarit. Këta tre gjyqtarë i bashkëngjiten listës së 10 gjyqtarëve për të cilët ministri ka kërkuar procedim disiplinor gjatë periudhës 2008-2009. Ndërsa bëhet e ditur se gjatë vitit 2005 -2009 me urdhër të ministrit të Drejtësisë, Drejtoria e Inspektimit të Gjyqësorit ka kryer gjithsej 33 procese inspektimi në gjykatat e Shkallës së Parë dhe ato të Apelit. Nga këto, 28 inspektime janë kryer në periudhën nëntor 2007-prill 2009 nga të cilat 8 kanë pasur si objekt inspektimin e veprimtarisë së administratës gjyqësore, 20 inspektime në gjyqësor tematike ose të përgjithshme, duke respektuar kalendarin e veprimtarisë inspektuese të miratuar në fillim të çdo viti. Në përfundim të kësaj veprimtarie, ministri i Drejtësisë, për inspektime të kryera në periudhën e sipërpërmendur (2007-2009) ka dërguar kërkesat për procedimin disiplinor për 13 gjyqtarë nga të cilët 5 të Gjykatës të Apelit Vlorë, 3 të Gjykatës Ushtarake të Apelit, një të gjykatës së rrethit gjyqësor Mat, dhe së fundmi për tre gjyqtarë të gjykatës së rrethit gjyqësor Elbasan dhe një të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Për 12 gjyqtarë, në vlerësim të gjetjeve të rezultuara nga inspektimi apo materialet e përcjella nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë është propozuar masa e shkarkimit nga detyra dhe për një prej tyre masa e transferimit në një gjykatë tjetër jashtë rrethit gjyqësor. Ndërkohë janë në proces përpunimi nga Drejtoria e Inspektimit Gjyqësor, materialet që kanë rezultuar nga kontrollet e ushtruara në disa Gjykata të Shkallës së Parë dhe të Apelit. Ministria e Drejtësisë bënë të ditur se janë bërë inspektime edhe në administratën gjyqësore. Inspektimet e bëra gjatë vitin 2008-2009 me objekt kontrollin e administratës gjyqësore kanë përfunduar me shkarkimin e kancelarëve në gjykatat e rretheve gjyqësor Korçë, Kurbin, Lezhë, Lushnjë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›