“Mesnata” zbulon orgjinë në mes të Tiranës
28/04/2009 Tek vila afër sheshit “Avni Rustemi” policia gjeti 20 të rinj, zhytur në drogë e seks
Operacioni ndaloi 4 persona, të tjerët u lanë të lirë si përdorues hashashi e kokaine
TIRANE- Të paktën 20 të rinj nga qyteti i Tiranës dhe Durrësit kishin marrë një nismë krejt të re, lidhur me festimin dhe gëzimin e momenteve gjatë ditëve të fundjavave. Për ta diskoja, alkooli, kokaina dhe seksi ishin kthyer në një model kënaqësie, ku pas orëve të mesnatës në ambientet e një vile që ndodhet në rrugën “Hoxha Tasim”, konsumonin lëndë narkotike si dhe në të njëjtën kohë kryenin marrëdhënie seksuale në mënyrë të shfrenuar me femrat që i shoqëronin. Deri në orët e para të mëngjesit banesa i ngjasonte tërësisht lagjeve të zonës së kuqe që ndodhen në Amsterdam të Holandës. Mësohet se lënda narkotike e llojit kokainë, hashash dhe ekstazi sigurohej nga një rrjet shpërndarësish që vepronin në kryeqytet.
“Mesnata”
Për parandalimin e këtij aktiviteti kriminal uniformat blu të Drejtorisë së Policisë Tiranë kanë organizuar operacionin e koduar “Mesnata”, ku në orën 01.00, në pranga ranë shtetasit Ivi Bego 36 vjeç, Gledi Mikerezi 26 vjeç, Denis Lekbello 22 vjeç dhe Ardian Tati 38 vjeç. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin mundur të organizojnë një rrjet shpërndarësish të lëndës narkotike si dhe të kthejnë ambientet e banesave për shitjen e lëndës narkotike. Mirëpo siç duket aktiviteti i tyre kishte rënë në sy të specialistëve të antidrogës, pasi strukturat e kësaj të fundit në ndjekje të shtetasit Ilvi Bego, që njihej si shitës hashashi, kishin mundur ta shikonin 36-vjeçarin të hynte herë pas herë në vilë. Nga ky konstatim dyshimet e antidrogës së policisë së Tiranës filluan të përforcohen duke intensifikuar më tej vëzhgimin në teren të tij. Mësohet se për katër ditë me radhë agjentët e policisë kanë mbledhur informacione operative për shtetasin e sipërcituar si dhe për personat që e shoqëronin gjatë ditës dhe mbrëmjes atë. Si rezultat i këtij vëzhgimi ditën e diel, rreth orëve të mbrëmjes 36-vjeçari nga Tirana Ivi Bego së bashku me disa persona të tjetër (midis tyre dhe femra), kanë festuar në një nga diskot e kryeqytetit. Pas përfundimit të “party”-t të gjithë së bashku rreth orëve të mesnatës ata i janë drejtuar vilës që ndodhet pak metra larg qendrës “Stefan”. Pikërisht në këtë banesë rreth 20 persona midis tyre edhe femrat, kanë filluar të konsumojnë lëndë narkotike. Efektet dhe ndjesitë trupore që kanë ndjerë nga përdorimi i drogës, kanë sjellë që ata të kryejnë edhe marrëdhënie seksuale në ambientet e banesës. Ndërkohë që gjatë kësaj feste të shfrenuar, kanë ndërhyrë specialistët e antidrogës, të cilët fillimisht kanë kryer arrestimin e katër personave të lartpërmendur. Mësohet se njëri prej tyre ka mundur të largohet me vrap, por pas ndjekjes për disa minuta në rrugë ai është vënë në prangat e policisë. Policia shoqëroi edhe 16 persona të tjerë, të cilët pas dhënies së deklarimeve dhe kryerjen e analizave, janë lënë përsëri të lirë, pasi kanë rezultuar përdorues dhe jo shitës.
Arrestimet:
1. Ivi Bego 36 vjeç
2. Gledi Mikerezi 26 vjeç
3. Denis Lekbello 22 vjeç
4. Ardian Tati 38 vjeç
Sekuestrimet:
1. Sasia prej 136.2 gr cannabis sattiva.
2. Sasia prej 6.4 gr lëndë narkotike kokainë.
3. Një peshore elektronike
4. Automjeti tip “Opel Corsa”, me targa DR 1873 E.
5. Shuma e parave prej 16 000 lekë
Të tjerët u lanë të lirë
Katër të arrestuarit u kapën me hashash e kokainë
Gjatë kontrollit të ushtruar në vilën e shtetasit 36-vjeçar Ivi Bego, policia konstatoi 7 doza kokaine me peshë 6.4 gr dhe 47.6 gr bimë narkotike cannabis sattiva, prej të cilave sasia 4.8 gr iu gjet shtetasit Denis Lekbello. Ndërkohë, u kap në flagrancë edhe shtetasi Gledi Mikerezi, ku nga kontrolli fizik i ushtruar, ju gjetën dhe ju sekuestruan lëndë e dyshuar narkotike me peshë 7.4 gr me gjithë ambalazh. Ndërsa nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Ardian Tati, u gjet e sekuestruar sasia prej 76.4 gr bimë cannabis sattiva. Aktualisht policia e Tiranës po punon për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë, të cilët dyshohen si bashkëpunëtorë të këtij rrjeti kriminal. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të 4 shtetasve të sipërcituar do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal, ndërsa për shtetasin Ivi Bego edhe për veprën penale të “Përshtatjes së ambienteve për shitje të narkotikëve”.