E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tevez përsërit: Dua të largohem

Kapiteni i Manchester Cityt, Carlos Tevez, ka deklaruar se ai dëshiron të largohet nga Anglia këtë verë dhe ka qartësuar edhe njëherë dëshirën e tij për të qenë më afër vajzave Katie dhe Florencia.

“Me keqardhjen më të madhe dua të informoj Manchester Cityn për dëshirën time për t`u larguar nga klubi. Dua të deklaroj se kam respekt të madh për klubin, tifozët dhe pronarin, Sheikh Mansour, i cili ka qenë plot respekt për mua””, shkruhet në deklaratën e Tevez.

“Shpresoj se njerëzit do t`i kuptojnë rrethanat e vështira në të cilat kam jetuar në 12 muajt e kaluar, sa i takon familjes time. Të jetoj pa dy fëmijët e mi në Manchester ka qenë jashtëzakonisht sfiduese për mua. Gjithçka që bëj, e bëj për vajzat e mia. Kam nevojë të jem më afër tyre dhe të kaloj më shumë kohë me ta”.

“Të qenit kapiten i Manchester Cityt, kualifikimin për në Ligën e Kampionëve, fitimi i Kupës FA dhe përfundimi si golashënuesi më i mirë sezonin e kaluar më kanë bërë të jem shumë krenar. Shpresoj se shumica e fansave të Cityt do ta kuptojmë se kam dhënë gjithçka në fushë dhe dedikimi im ka qenë 100 për qind”.

“Shpresoj se kam ndihmuar që City të vazhdojë progresin drejt ambicieve për të qenë kampion i Anglisë dhe për të pasur sukses në Ligën e Kampionëve. Nuk kam dyshime se lojtarët dhe menaxhmenti i Cityt do të arrijnë sukses të madh në të ardhmen”, thuhet më tej në deklaratë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›