Inspektimi, 5700 familje humbasin ndihmën ekonomike
Shërbimi Social Shtetëror, në një analizë të punës tremujore ka raportuar se pas inspektimeve të kryera lidhur me shpërndarjen e ndihmës ekonomike dhe pagesës së paaftësisë janë vërejtur një seri shkeljesh, pas të cilave janë vendosur edhe penalitetet sipas ligjit. "Numri i inspektimeve të Ndihmën Ekonomike dhe PAK për vitin 2008 është 421 gjithsej, të kryera dy herë. Për shkeljet e konstatuara janë propozuar 111 masa administrative, nga këto 9 largime nga puna, 86 vërejtje me shkrim, 16 gjoba për personat përgjegjës, si dhe është lënë detyrë për t‘u kthyer shuma 10725000 lekë e përfituar padrejtësisht", konfirmojnë përfaqësuesit zyrtarë të SHSSH. Numri i familjeve të larguara nga skema e Ndihmës Ekonomike, si rezultat i inspektimeve, është rreth 5700 familje me një efekt financiar 13300000. Numri i personave që kanë përfituar pagesa të padrejta për PAK-un ka qenë 1333, me një efekt financiar 11378000 lekë.
Sipas SHSSH, gjatë inspektimeve të ushtruara nga kjo drejtori për vitin 2008 janë konstatuar raste të moszbatimit të legjislacionit, të përfitimit të ndihmës ekonomike për 1702 familje me një efekt financiar 3118000 lekë, si dhe moszbatim të legjislacionit të përfitimit të pagesës së aftësisë së kufizuar për 157 persona, me një efekt financiar për 1633000 lekë. Për të gjitha këto shkelje të konstatuara janë propozuar gjithsej katër masa administrative, vërejtje me shkrim.
Bazuar në të dhënat e raportuara nga Zyrat Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror për vitin 2008, ecuria e skemës së ndihmës ekonomike dhe PAK rezulton të jetë: Numri i familjeve në skemën e ndihmës ekonomike deri në muajin dhjetor 2008 është 93000 familje, ku me ndihmë të pjesshme trajtohen rreth 59600 familje dhe me ndihmë të plotë trajtohen rreth 33400 familje, nga 101000 familje në total që kanë përfituar nga kjo skemë në janar të vitit 2008, ose 8000 familje më pak, e cila në përqindje shkon në rreth 8%.