Inspektimi në tunelin e Kalimashit, deputetëve të PS-së u bëhet shantazh
Shaban Sulçe
13 deputetë të Partisë Socialiste kanë vizituar dje rrugën Durrës-Kukës, ku kanë inspektuar nga afër tunelin e Kalimashit, për të cilin janë raportuar shembje ditët e fundit. Të zgjedhurit socialistë kanë mundur që të afrohen deri në 100 metra afër tunelit, por nuk janë lejuar nga menaxheri i firmës ndërtuese të rrugës, për efekt sigurie. Deputetët e Partisë Socialiste janë përpjekur gjithsesi të kërkojnë informacione të hollësishme për atë që ka ndodhur realisht në hapësirën e tunelit të shembur. Por, në vizitën e tyre nuk kanë munguar incidentet. Sipas deputetëve socialistë, një grup prej 5-6 personash kanë debatuar me ta, i kanë shantazhuar dhe kanë tentuar t’i largojnë me presion nga zona pranë tunelit.
Deputetët
Përfaqësia e 13 deputetëve të Partisë Socialiste, të cilët vizituan dje nga afër tunelin e Kalimashit, përbëhej nga deputetët Erion Braçe, Namik Dokle, Eglantina Gjermeni, Ilir Beqja, Shegushe Ligori, Asllan Dogjani, Qemal Minxhozi, Sadri Abazi, Gjovalin Kadeli, Gazmir Bizgha, Hazir Gashi, Gjok Jaku dhe Edmond Prenga. Qëllimi i këtij inspektimi ka qenë marrja e informacionit në terren për shembjen e tunelit, në kushtet kur socialistët pretendojnë se mungon transparenca dhe informimi nga ana e qeverisë dhe veçanërisht nga ana e Ministrisë së Transporteve. Deputeti socialist Namik Dokle zbuloi qëllimin e këtij inspektimi. “Ne, si grup deputetësh, ndaj erdhëm, që të merrnim informacion se çfarë ka ndodhur. Unë kam qenë dhe herë të tjera, e kam parë rrugën në ndërtim, por edhe pasi është ndërtuar dhe gjithmonë kam pasur një ndjesi të dyfishtë: gëzim që po ndërtohej kjo rrugë, por trishtim për mënyrën se si ndërtohej kjo rrugë. Sepse nisi si rrugë kombëtare dhe përfundoi si rrugë elektorale. Nisi si projekt i shekullit dhe vazhdoi si korrupsion i shekullit. Nisi me teknologji moderne dhe, për arsye elektorale, u shkelën të gjitha rregullat e teknologjisë moderne dhe ndodhi kjo që ka ndodhur. Është e thjeshtë që ne kërkojmë transparencë jo për ne deputetët, por transparencë për të gjithë shqiptarët, për taksapaguesit, për ata që e duan këtë rrugë, për ata që e shfrytëzojnë këtë rrugë, që ta dinë çfarë ka ndodhur, pse ka ndodhur dhe kur merr fund ky defekt i madh, që sipas specialistit amerikan, është një defekt mjaft shqetësues dhe kanë ardhur edhe ekspertë ndërkombëtarë për ta parë këtë gjë. Ne këtë kërkojmë, që tuneli të hapet sa më shpejt dhe ka një paralelizëm pak absurd, që ndërkohë që është mbyllur dosja e zotit Basha, është mbyllur edhe tuneli. Natyrisht që duhet një transparencë e madhe për të gjithë ata që janë të interesuar, ne prandaj kemi ardhur këtu, për t’u interesuar se si do të shkojë më tej. Besoj që duhet një punë e madhe që tuneli të hapet sa më shpejt dhe ndërkohë duhet të hapet dosja e atyre që e shkaktuan këtë gjë”, - tha Dokle.
Incidentet
Gjatë inspektimit të 13 deputetëve socialistë, pranë tunelit ka ndodhur një incident. 6 persona, të cilët janë afruar me dy makina me targa të rrethit Mirditë, kanë ushtruar presion psikologjik ndaj deputetëve socialistë. Ata u kanë bërë shantazh deputetëve socialistë që të ktheheshin mbrapa nga kishin ardhur dhe të futeshin në Parlament, duke lëshuar edhe akuza, sipas të cilave PS-ja është armike e Rrugës së Kombit. Sipas deputetit socialist Qemal Minxhozi ky ka qenë një presion i orientuar. “Ne kemi qëndruar pranë tunelit, aty ku nuk përbënte rrezik dhe as shqetësim për askënd tjetër. Teksa i kemi kërkuar përfaqësuesit të firmës ndërtuese që të na japë shpjegime për atë çka ka ndodhur, janë afruar 6 veta, të cilët erdhën me dy makina të vogla me targa të rrethit Mirditë. Ata po na bërtisnin duke na thënë: ‘Çfarë doni këtu? Shkoni në Parlament!’. Ka qenë një presion i orientuar, pasi këta persona nuk kishin lidhje me tunelin apo me kompaninë”, - tha Minxhozi. Ndërkaq, Partia Socialiste, me anë të një njoftimi për shtyp, ka përmendur emrat e personave që kanë tentuar të ushtrojnë presion ndaj deputetëve socialistë. Sipas njoftimit të selisë rozë, këta persona kanë qenë: Gegë Ceraj, nënkryetar i komunës Fan, Ndue Frrokgjeta, babai kryetarit të komunës Fan, Ndue Toma, kryetar i PD-së Fan, Ndue Marku, veteriner i komunës Fan dhe Nikolin Gjaci, polic në komunën Fan.
Daren Mort: “Nuk është shembur pjesa që u hap gjatë verës”
Menaxheri i kompanisë “Bechtel” që ndërton rrugën Rrëshen-Kalimash, Daren Mort, tha se pjesa e tunelit që është shembur nuk është hapur më parë. “Ne kemi klientin tonë që bashkëpunojmë, që është Drejtoria e Rrugëve dhe për operimin e tunelit janë marrë të gjitha masat për të mos pasur asnjë incident apo problem teknik. Rruga Rrëshen-Kalimash ka mbaruar, kurse tuneli është hapur dhe tani ndodhet në operim. Ajo pjesë që ne kemi shembje është pjesa jugore, dhe jo ajo pjesa që është hapur gjatë verës. Kontrata jonë me qeverinë është ta mbarojmë tunelin verën e ardhshme”, - tha Mort.
Olldashi: “Po Rama, kur do ta vizitojë rrugën Durrës-Kukës?”
Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, përshëndeti vizitën e deputetëve të opozitës në atë që ai e quajti veprën infrastrukturore më të madhe në vend. Olldashi e quajti pozitive këtë vizitë, ndonëse të vonuar, sipas tij. Ai tha se do të ishte mirë që kjo rrugë të vizitohej edhe nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. “Është shumë pozitiv fakti që, më në fund, edhe pse me dy vjet e gjysmë vonesë, Partia Socialiste vendosi të prezantohet me projektin më të madh infrastrukturor të vendit. Do të kishte qenë më mirë akoma sikur ekspeditën socialiste ta kishte udhëhequr vetë zoti Rama, por nga ana tjetër, jam i bindur që numri i madh i deputetëve që morën pjesë në këtë rrugëtim është i mjaftueshëm për t’i përcjellë zotit Rama ndjesi veçanërisht pozitive, të cilat mund t’i shërbejnë për t’i larguar frikën nga tuneli. Falënderoj kompaninë ndërtuese që tregoi gatishmëri të plotë për ta informuar dërgatën socialiste mbi ecurinë dhe problematikat e tunelit, duke u shpjeguar në mënyrë të hollësishme detaje mbi gjeomorfologjinë e terrenit”, - tha ministri i Transporteve, Sokol Olldashi.
Reagimi i PS-së: Olldashi ka humbur qetësinë nga e vërteta që fsheh shembja e tunelit
Partia Socialiste ka reaguar menjëherë pas deklaratave të ministrit Olldashi. Zëdhënësja e selisë rozë, Armela Imeraj, tha se Olldashi ka humbur qetësinë nga e vërteta që fsheh shembja e tunelit të Kalimashit. “Ministri i Punëve Publike të familjes Berisha vijon t’i ikë detyrimit kushtetues e ligjor për informimin e publikut lidhur me shembjen e tunelit të Kalimashit, ndërkohë që reagimet e tij nervoze forcojnë bindjen se ky zotëri arrogant dhe i famshëm për gafat e shpifjet e tij, ka humbur qetësinë përballë të vërtetës që fsheh, e cila mund të vonojë po nuk do të harrojë, sepse plaga e rëndë që korrupsioni ka hapur në atë rrugë as mund të mbulohet me gënjeshtra, as mund të shërohet pa shkuar edhe Olldashi para Drejtësisë, bashkë me Bashën”, - tha Imeraj.
Rama kërkoi hetimin e Berishës, Bashës dhe Olldashit
Pas raportimeve për shembjen e tunelit të Kalimashit, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, kërkoi dy ditë më parë hetimin e kryeministrit Sali Berisha, hetimin e ministrit të Transporteve Sokol Olldashi dhe të ish-ministrit të Transporteve, Lulzim Basha. Rama kërkoi hetimin e Berishës, pasi sipas tij, tuneli është shembur për shkak të inaugurimit elektoral që i bëri kryeministri. Kreu i PS-së kërkoi hetimin e Olldashit, pasi e akuzoi se po keqmenaxhon investimin më të madh që kanë bërë shqiptarët në këtë rrugë, si dhe hetimin e Bashës, të cilin e akuzoi se ka bërë korrupsion në ndërtimin e kësaj rruge.
Braçe: “Tuneli është shembur pasi u përurua para kohe”
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, tha se rrëzimi i tunelit ka ndodhur edhe për shkak të nxitimit elektoral. Ajo që ne morëm si shpjegim dhe që normalisht është shqetësim i madh ka të bëjë me faktin që këtu janë shkelur parametrat e kontratës, që do të thotë se pas zotërinjve që po ndërtojnë tunelin dhe rrugën, vepra, sipas kontratës, duhet të përfundojë verën e ardhshme dhe nxitimi politik, nxitimi elektoral, ka sjellë këtë pasojë, që edhe ata sot e quajnë shumë të rëndë, që tuneli është shembur dhe që normalisht kërkon kohën e domosdoshme tani për të ardhur në parametrat optimalë për të filluar ndërhyrjen në tunel dhe më pas për t’u bërë i kalueshëm, për të sjellë siguri optimale që parashihet edhe në kontratë për të gjithë qytetarët shqiptarë që do të konsumojnë e lëvizin në këtë rrugë. Ju e patë edhe një skenë më parë të rrëzimit të tunelit. Pra, ndërhyrja e politikës, nxitimi për nevoja elektorale, për të fshehur nën ombrellën e fushatës korrupsShaban Sulçe
13 deputetë të Partisë Socialiste kanë vizituar dje rrugën Durrës-Kukës, ku kanë inspektuar nga afër tunelin e Kalimashit, për të cilin janë raportuar shembje ditët e fundit. Të zgjedhurit socialistë kanë mundur që të afrohen deri në 100 metra afër tunelit, por nuk janë lejuar nga menaxheri i firmës ndërtuese të rrugës, për efekt sigurie. Deputetët e Partisë Socialiste janë përpjekur gjithsesi të kërkojnë informacione të hollësishme për atë që ka ndodhur realisht në hapësirën e tunelit të shembur. Por, në vizitën e tyre nuk kanë munguar incidentet. Sipas deputetëve socialistë, një grup prej 5-6 personash kanë debatuar me ta, i kanë shantazhuar dhe kanë tentuar t’i largojnë me presion nga zona pranë tunelit.
Deputetët
Përfaqësia e 13 deputetëve të Partisë Socialiste, të cilët vizituan dje nga afër tunelin e Kalimashit, përbëhej nga deputetët Erion Braçe, Namik Dokle, Eglantina Gjermeni, Ilir Beqja, Shegushe Ligori, Asllan Dogjani, Qemal Minxhozi, Sadri Abazi, Gjovalin Kadeli, Gazmir Bizgha, Hazir Gashi, Gjok Jaku dhe Edmond Prenga. Qëllimi i këtij inspektimi ka qenë marrja e informacionit në terren për shembjen e tunelit, në kushtet kur socialistët pretendojnë se mungon transparenca dhe informimi nga ana e qeverisë dhe veçanërisht nga ana e Ministrisë së Transporteve. Deputeti socialist Namik Dokle zbuloi qëllimin e këtij inspektimi. “Ne, si grup deputetësh, ndaj erdhëm, që të merrnim informacion se çfarë ka ndodhur. Unë kam qenë dhe herë të tjera, e kam parë rrugën në ndërtim, por edhe pasi është ndërtuar dhe gjithmonë kam pasur një ndjesi të dyfishtë: gëzim që po ndërtohej kjo rrugë, por trishtim për mënyrën se si ndërtohej kjo rrugë. Sepse nisi si rrugë kombëtare dhe përfundoi si rrugë elektorale. Nisi si projekt i shekullit dhe vazhdoi si korrupsion i shekullit. Nisi me teknologji moderne dhe, për arsye elektorale, u shkelën të gjitha rregullat e teknologjisë moderne dhe ndodhi kjo që ka ndodhur. Është e thjeshtë që ne kërkojmë transparencë jo për ne deputetët, por transparencë për të gjithë shqiptarët, për taksapaguesit, për ata që e duan këtë rrugë, për ata që e shfrytëzojnë këtë rrugë, që ta dinë çfarë ka ndodhur, pse ka ndodhur dhe kur merr fund ky defekt i madh, që sipas specialistit amerikan, është një defekt mjaft shqetësues dhe kanë ardhur edhe ekspertë ndërkombëtarë për ta parë këtë gjë. Ne këtë kërkojmë, që tuneli të hapet sa më shpejt dhe ka një paralelizëm pak absurd, që ndërkohë që është mbyllur dosja e zotit Basha, është mbyllur edhe tuneli. Natyrisht që duhet një transparencë e madhe për të gjithë ata që janë të interesuar, ne prandaj kemi ardhur këtu, për t’u interesuar se si do të shkojë më tej. Besoj që duhet një punë e madhe që tuneli të hapet sa më shpejt dhe ndërkohë duhet të hapet dosja e atyre që e shkaktuan këtë gjë”, - tha Dokle.
Incidentet
Gjatë inspektimit të 13 deputetëve socialistë, pranë tunelit ka ndodhur një incident. 6 persona, të cilët janë afruar me dy makina me targa të rrethit Mirditë, kanë ushtruar presion psikologjik ndaj deputetëve socialistë. Ata u kanë bërë shantazh deputetëve socialistë që të ktheheshin mbrapa nga kishin ardhur dhe të futeshin në Parlament, duke lëshuar edhe akuza, sipas të cilave PS-ja është armike e Rrugës së Kombit. Sipas deputetit socialist Qemal Minxhozi ky ka qenë një presion i orientuar. “Ne kemi qëndruar pranë tunelit, aty ku nuk përbënte rrezik dhe as shqetësim për askënd tjetër. Teksa i kemi kërkuar përfaqësuesit të firmës ndërtuese që të na japë shpjegime për atë çka ka ndodhur, janë afruar 6 veta, të cilët erdhën me dy makina të vogla me targa të rrethit Mirditë. Ata po na bërtisnin duke na thënë: ‘Çfarë doni këtu? Shkoni në Parlament!’. Ka qenë një presion i orientuar, pasi këta persona nuk kishin lidhje me tunelin apo me kompaninë”, - tha Minxhozi. Ndërkaq, Partia Socialiste, me anë të një njoftimi për shtyp, ka përmendur emrat e personave që kanë tentuar të ushtrojnë presion ndaj deputetëve socialistë. Sipas njoftimit të selisë rozë, këta persona kanë qenë: Gegë Ceraj, nënkryetar i komunës Fan, Ndue Frrokgjeta, babai kryetarit të komunës Fan, Ndue Toma, kryetar i PD-së Fan, Ndue Marku, veteriner i komunës Fan dhe Nikolin Gjaci, polic në komunën Fan.
Daren Mort: “Nuk është shembur pjesa që u hap gjatë verës”
Menaxheri i kompanisë “Bechtel” që ndërton rrugën Rrëshen-Kalimash, Daren Mort, tha se pjesa e tunelit që është shembur nuk është hapur më parë. “Ne kemi klientin tonë që bashkëpunojmë, që është Drejtoria e Rrugëve dhe për operimin e tunelit janë marrë të gjitha masat për të mos pasur asnjë incident apo problem teknik. Rruga Rrëshen-Kalimash ka mbaruar, kurse tuneli është hapur dhe tani ndodhet në operim. Ajo pjesë që ne kemi shembje është pjesa jugore, dhe jo ajo pjesa që është hapur gjatë verës. Kontrata jonë me qeverinë është ta mbarojmë tunelin verën e ardhshme”, - tha Mort.
Olldashi: “Po Rama, kur do ta vizitojë rrugën Durrës-Kukës?”
Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, përshëndeti vizitën e deputetëve të opozitës në atë që ai e quajti veprën infrastrukturore më të madhe në vend. Olldashi e quajti pozitive këtë vizitë, ndonëse të vonuar, sipas tij. Ai tha se do të ishte mirë që kjo rrugë të vizitohej edhe nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. “Është shumë pozitiv fakti që, më në fund, edhe pse me dy vjet e gjysmë vonesë, Partia Socialiste vendosi të prezantohet me projektin më të madh infrastrukturor të vendit. Do të kishte qenë më mirë akoma sikur ekspeditën socialiste ta kishte udhëhequr vetë zoti Rama, por nga ana tjetër, jam i bindur që numri i madh i deputetëve që morën pjesë në këtë rrugëtim është i mjaftueshëm për t’i përcjellë zotit Rama ndjesi veçanërisht pozitive, të cilat mund t’i shërbejnë për t’i larguar frikën nga tuneli. Falënderoj kompaninë ndërtuese që tregoi gatishmëri të plotë për ta informuar dërgatën socialiste mbi ecurinë dhe problematikat e tunelit, duke u shpjeguar në mënyrë të hollësishme detaje mbi gjeomorfologjinë e terrenit”, - tha ministri i Transporteve, Sokol Olldashi.
Reagimi i PS-së: Olldashi ka humbur qetësinë nga e vërteta që fsheh shembja e tunelit
Partia Socialiste ka reaguar menjëherë pas deklaratave të ministrit Olldashi. Zëdhënësja e selisë rozë, Armela Imeraj, tha se Olldashi ka humbur qetësinë nga e vërteta që fsheh shembja e tunelit të Kalimashit. “Ministri i Punëve Publike të familjes Berisha vijon t’i ikë detyrimit kushtetues e ligjor për informimin e publikut lidhur me shembjen e tunelit të Kalimashit, ndërkohë që reagimet e tij nervoze forcojnë bindjen se ky zotëri arrogant dhe i famshëm për gafat e shpifjet e tij, ka humbur qetësinë përballë të vërtetës që fsheh, e cila mund të vonojë po nuk do të harrojë, sepse plaga e rëndë që korrupsioni ka hapur në atë rrugë as mund të mbulohet me gënjeshtra, as mund të shërohet pa shkuar edhe Olldashi para Drejtësisë, bashkë me Bashën”, - tha Imeraj.
Rama kërkoi hetimin e Berishës, Bashës dhe Olldashit
Pas raportimeve për shembjen e tunelit të Kalimashit, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, kërkoi dy ditë më parë hetimin e kryeministrit Sali Berisha, hetimin e ministrit të Transporteve Sokol Olldashi dhe të ish-ministrit të Transporteve, Lulzim Basha. Rama kërkoi hetimin e Berishës, pasi sipas tij, tuneli është shembur për shkak të inaugurimit elektoral që i bëri kryeministri. Kreu i PS-së kërkoi hetimin e Olldashit, pasi e akuzoi se po keqmenaxhon investimin më të madh që kanë bërë shqiptarët në këtë rrugë, si dhe hetimin e Bashës, të cilin e akuzoi se ka bërë korrupsion në ndërtimin e kësaj rruge.
Braçe: “Tuneli është shembur pasi u përurua para kohe”
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, tha se rrëzimi i tunelit ka ndodhur edhe për shkak të nxitimit elektoral. Ajo që ne morëm si shpjegim dhe që normalisht është shqetësim i madh ka të bëjë me faktin që këtu janë shkelur parametrat e kontratës, që do të thotë se pas zotërinjve që po ndërtojnë tunelin dhe rrugën, vepra, sipas kontratës, duhet të përfundojë verën e ardhshme dhe nxitimi politik, nxitimi elektoral, ka sjellë këtë pasojë, që edhe ata sot e quajnë shumë të rëndë, që tuneli është shembur dhe që normalisht kërkon kohën e domosdoshme tani për të ardhur në parametrat optimalë për të filluar ndërhyrjen në tunel dhe më pas për t’u bërë i kalueshëm, për të sjellë siguri optimale që parashihet edhe në kontratë për të gjithë qytetarët shqiptarë që do të konsumojnë e lëvizin në këtë rrugë. Ju e patë edhe një skenë më parë të rrëzimit të tunelit. Pra, ndërhyrja e politikës, nxitimi për nevoja elektorale, për të fshehur nën ombrellën e fushatës korrupsionin marramendës që ka ndodhur me prokurimin publik dhe pastaj dhe me procedurat e zbatimit e ndërtimit, ku dje ju tregova një fakt se si është rritur kostoja, se sa ka qenë kostoja për 1 km, kanë bërë që ne të vijmë sot e të shohim me keqardhje se si ky nxitim politik i padobishëm për qytetarët shqiptarë përcjellin këtë lloj dëmi”, - tha Braçe.
ionin marramendës që ka ndodhur me prokurimin publik dhe pastaj dhe me procedurat e zbatimit e ndërtimit, ku dje ju tregova një fakt se si është rritur kostoja, se sa ka qenë kostoja për 1 km, kanë bërë që ne të vijmë sot e të shohim me keqardhje se si ky nxitim politik i padobishëm për qytetarët shqiptarë përcjellin këtë lloj dëmi”, - tha Braçe.
12 Nentor 2009