E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inspektorati i Mjedisit kontrolle 24 orë

Udhëzimi

Në zbatim të legjislacionit mjedisor, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave nëpërmjet strukturave kontrolluese të saj është në ndjekje të situatës së grumbullimit, evadimit dhe trajtimit të mbetjeve të ngurta urbane në territorin e plazheve në të gjithë vendin. Agjencitë Rajonale të Mjedisit dhe Njësitë e Inspektoriatit të Mjedisit në qarqe janë urdhëruar të jenë në gadishmëri për të kontrolluar 24 orë, në çdo moment administrimin e mbetjeve urbane në këto zona. Dy javë më parë janë kontrolluar plazhet në komunat Velipojë, Shëngjin e Tale, në Gjirin e Lalëzit, plazhin e Durrësit, plazhin e Golemit, duke vazhduar sot dhe në ditët në vijim në të gjithë territorin e vendit. Ndaj disa subjekteve publikë dhe privatë të cilët nuk kanë respektuar kërkesat ligjore janë marrë sanksione të dënimit me gjobë.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›