Inspektorati i Pasurive "kthehet" në OJF, i raporton Kuvendit vetëm trajnimet
Nga 17 faqe të raportit, 12 janë për trajnimet dhe 5 për objektivat e ILDKP-së. Në raport nuk ka asnjë informacion të detajuar mbi kontrollet dhe rezultatet
Habjon Hasani
Raporti për aktivitetin e vitit 2008 i Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive mund të etiketohet edhe si një ”Guidë e trajnimeve 2008” të këtij institucioni(!). Në 17 faqe raportim aktiviteti që ky institucion i ka dorëzuar Parlamentit, 12 prej tyre nuk janë gjë tjetër përveçse një raportim i detajuar i tryezave të rrumbullakëta dhe trajnimeve që kanë kryer punonjësit e këtij institucioni. Pjesa e mbetur, rreth 5 faqe, përbëhet nga objektivat dhe ”qëllimet e guximshme” që ky institucion i ka rezervuar vetes për të ardhmen. Vetën në një faqe të vetme jepen të dhëna lidhur me investigimet e bëra në rangjet e larta të zyrtarëve, ku përmendet fshehja e pasurisë nga një zëvendësministër dhe procedimi penal për fshehje pasurie ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, çështje e cila rezulton sot e mbyllur në Prokurorinë e Tiranës. Më tej, në të vetmen faqe ku jepen të dhëna për abuzimet dhe investigimet e këtij institucioni, përmenden disa raste për pasaktësi në deponimin e deklaratës së pasurisë si dhe disa raste të gjobitjes me shuma të vogla për disa zyrtarë që kanë shkaktuar vonesa apo keqplotësim të formularëve. Gjithë pjesa tjetër e raportit vazhdon dhe bëhet një ”manual”, i cili shpjegon në mënyrë të detajuar se si janë trajnuar dhe janë edukuar punonjësit e këtij institucioni në tryeza të rrumbullakëta dhe seminare sensibilizuese për çështje që lidhen me pastrimin e parave.
Institucioni
Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive është një institucion, punonjësit e të cilit paguhen me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ky institucion nuk prodhon dhe nuk i sjell fitime shoqërisë. Megjithatë, shoqëria shqiptare ka vendosur që të financojë një institucion të tillë për të zbuluar dhe parandaluar fshehjen apo shtimin e paligjshëm të pasurisë të funksionarëve publikë. Ligji që rregullon mënyrën e funksionimit të ILDKP-së parashikon që të paktën një herë në vit inspektori i Përgjithshëm, pra kreu i institucionit, të raportojë në Kuvend për aktivitetin vjetor të institucionit. Ky raportim presupozon se kryeinspektori i një institucioni të paguar nga taksat e shqiptarëve duhet të japë llogari para deputetëve (përfaqësuesve të mandatuar nga shqiptarët) mbi eficencën dhe rezultatet që ka arritur ky institucion duke përdorur paratë e taksapaguesve. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Çuditërisht, kryeinspektori Adriatik Lalla, në raportin e firmosur zyrtarisht prej tij, në mbi 80 për qind të materialit ka bërë vetëm përshkrimin e detajuar të trajnimeve, memorandumeve dhe përparësive që do të ketë ky institucion në të ardhmen. Nisur nga raporti vjetor rezulton se institucioni i IDKP-së vetëm sa ka përmendur cekët disa statistika dhe raste të hetimit, ndërsa ka detajuar me kujdes thuajse të gjitha trajnimet dhe tryezat e rrumbullakëta që ka zhvilluar ky institucion. Nëse i referohesh ligjit që rregullon aktivitetin e ILDKP-së, ky institucion duhet të përgjigjet mbi faktin se sa ka qenë në gjendje të zbulojë apo të penalizojë zyrtarë që fshehin pasuritë e paligjshme, e jo të raportojë mbi trajnimet, pasi ILDKP-ja nuk është një institucion që objektivin e tij kryesor ka zhvillimin e trajnimeve dhe të tryezave të rrumbullakëta(!).
Pritshmëria
Por, ndërsa në raportin për vitin 2008 ILDKP-ja ka paraqitur raportin e detajuar të trajnimeve dhe takimeve të bëra, duket se të njëjtin ”fat” do të kemi dhe për raportin e vitit 2009, pasi që në këtë raport ky institucion paralajmëron se pikërisht këto trajnime dhe tryeza të rrumbullakëta do të jenë ndër prioritetet e punës edhe për vitin 2009. ”ILDKP, në bashkëpunim me USAID-in, organizoi një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues të organit të Prokurorisë me temë: ’Investigimi i konfliktit të interesave dhe deklarimit të pasurive. ILDKP-ja dhe prokurorët’. Ky takim shënoi një hap tjetër në forcimin e marrëdhënieve mes dy institucioneve, veçanërisht pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy strukturave të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit. Takime të tilla rreth forcimit të bashkëpunimit mes organit të akuzës janë planifikuar që të organizohen edhe për vitin në vazhdim, takime të cilat nuk janë vetëm në aspektin e tryezave të rrumbullakëta, por edhe takimeve trajnuese, që do të jenë ndër prioritetet dhe sfidat e Inspektoratit gjatë këtij viti”, - shkruhet në raportin e vitit 2008, ku shihet qartë se një institucion që paguhet nga shqiptarët për të zbuluar dhe parandaluar pasurimin e paligjshëm të zyrtarëve, shpall si prioritet, madje edhe si sfidë të tijën, kryerjen e tryezave të rrumbullakëta dhe trajnimeve(!).
Subjektet që mbartin detyrimin për deklarim
1. Mbartin detyrimin për deklarim në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive:
a) Presidenti i Republikës, deputetët e Kuvendit, kryeministri, zëvendëskryeministri, ministrat e zëvendësministrat;
b) nëpunësit civilë të nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues, sipas përcaktimit të Nenit 11 të Ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 "Statusi i nëpunësit civil";
c) prefektët, kryetarët e këshillave të qarqeve, kryetarët e bashkive, të njësive bashkiake dhe të komunave;
ç) drejtorët e drejtorive dhe komandantët e Forcave të Armatosura në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shërbimin Informativ Shtetëror;
d) prokurorët, gjyqtarët dhe përmbaruesit e të gjitha niveleve;
dh) drejtuesit e institucioneve të pavarura publike;
e) drejtorët e përgjithshëm, drejtorët e drejtorive dhe shefat e sektorëve (komisariateve) në qendër, rrethe e rajone, të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe asaj të Doganave;
f) drejtuesit e të gjitha niveleve të strukturave të kthimit e kompensimit të pronave, të privatizimit dhe regjistrimit të pasurisë;
g) drejtuesit e të gjitha niveleve të KRRT-ve;
gj) zyrtarët që zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi, Presidenti i Republikës, kryeministri, ministrat ose personat e barazuar me ta;
h) drejtuesit e shoqërive anonime me pjesëmarrje të kapitalit shtetëror mbi 50 për qind dhe mesatarisht me më shumë se 50 punëtorë.
Kuvendi, me propozimin e Inspektorit të Përgjithshëm, vendos detyrimin për deklarim të pasurisë për funksione të tjera të paparashikuara në këtë ligj.
ILDKP-ja, Kuvendit: Takimet mbresëlënëse në Ohër dhe në Mal të Zi
”Përfaqësuesit e institucionit tonë morën pjesë në Konferencën e Vlerësimit të Zbatimit të Programit të Shtetit për Parandalimin e Korrupsionit, organizuar në Ohër, Maqedoni. Gjatë konferencës u zhvillua dhe takimi i përfaqësuesve të Lartë të agjencive antikorrupsion të Ballkanit, të cilët ishin ftuar të jepnin eksperiencën e tyre në zbatimin e strategjive antikorrupsion. Inspektorati i Lartë prezantoi strukturat antikorrupsion të vendit tonë, strategjinë mbi të cilën operon ILDKP-ja si dhe eksperiencën dhe praktikën e ndjekur në forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe ndërkombëtar në luftën kundër korrupsionit. ILDKP, i ftuar si ekspert i fushës së konfliktit të interesave, mori pjesë në seminarin me temë ‘Edukimi i zyrtarëve publikë për konfliktin e interesave’ organizuar nga Komisioni i Përcaktimit të Konfliktit të Interesave të Republikës së Malit të Zi. Ndër të tjera, qëllimi i këtij takimi ishte dhe forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional në vijim të Marrëveshjes së Bashkëpunimit lidhur midis dy institucioneve homologe, nëpërmjet shkëmbimit të përvojave vizitave studimore trajnimeve dhe projekteve të përbashkëta”.
4 Mars 2009