Depoja, përplaset ujësjellësi me banorët
04/03/2009 Nuk u ra dakord më parë me ta
VLORE- Ndërtimi i një depoje uji në varësi të ujësjellësit të ri në qytetin e Vlorës ka dërguar mëngjesin e djeshëm mjete të rënda dhe disa uniforma blu në një kodër dominuese midis qytetit dhe Kaninës. Mirëpo ky punim është kundërshtuar nga pronarët e truallit aty që dispononin dokumente të rregullta të pronësisë mbi truallin dhe më absurdja, nuk kishin marrë njoftim më parë për këtë ndërtim. Ndërkohë që menjëherë është bërë kallëzim penal për rastin në fjalë, pronarët e truallit nuk kanë lejuar vazhdimin e punimeve, ndërkohë që edhe forcat e rendit nuk kanë ndërhyrë forcërisht për vazhdimin e tyre. Ujësjellësi i Vlorës kërkon të fillojë punimet për ndërtimin e një depoje uji për llogari të ujësjellësit të ri të qytetit, një investim prej 26 milionë eurosh të Qeverisë holandeze, por janë përplasur me pronarët e ligjshëm të tokës. Ata nuk janë shprehur kundër ndërtimit, por kanë kërkuar rregulla të sakta loje dhe atyre t’u plotësohen kërkesat e shpronësimit të tokës.