Përcaktohen afatet për oborret në përdorim
04/03/2009 Aplikimi realizohet me formular të posaçëm. Vendimi brenda dy muajsh
Brenda pak javësh pritet të nisë procedura e hipotekimit të oborreve në përdorim. Ndërkohë mësohet se është muaji prill që do të shënojë aplikimet e para. Burimet kanë bërë të ditur se vendimi i marrë nga qeveria për këtë çështje pritet të botohet në Fletoren zyrtare e më pas Ministria e Drejtësisë do të përcaktojë nisjen e pranimeve të dokumenteve prej agjencive vendore të kthimit të pronave.
Procesi do të nisë me paraqitjen e kërkesës nga vetë të interesuarit sipas një formulari që do të paraqitet prej Ministrisë së Drejtësisë. Bashkë me kërkesën duhet të paraqiten: a) dokumenti për të drejtën e pronësisë së kërkuesit mbi ndërtimin, që gjendet brenda ose në lidhje funksionale me oborrin në përdorim, i lëshuar nga ZRPP-ja; b) gentplani i oborrit në përdorim, që kërkohet të tjetërsohet, i hartuar nga një topograf i licencuar; c) dokumenti me të dhënat për gjendjen juridike të oborrit në përdorim, që kërkohet të tjetërsohet, i lëshuar nga ZRPP-ja. Me anë të këtij dokumenti provohet se oborri në përdorim është në pronësi të shtetit, ndonëse i paregjistruar, dhe se nuk bën pjesë në inventarin e pronave të paluajtshme të qeverisjes vendore. Bashkë me to duhen dhe dokumentet që provojnë faktin se ndërtimi që gjendet brenda ose në lidhje funksionale me oborrin në përdorim, që kërkohet të tjetërsohet, është kryer përpara datës 10.08.1991. Këto dokumente mund të jenë një leje ndërtimi e lëshuar nga organi përgjegjës i kohës, një akt zyrtar i lëshuar nga arkivi teknik i ndërtimit, një akt i nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit, vendimi gjyqësor për vërtetimin e faktit të ndërtimit dhe të kohës së ndërtimit, aktnjoftimi përkatës ose dokumente zyrtare të lëshuara nga organet e pushtetit vendor (lagjja ose rrethi) brenda kompetencave të tyre, si dhe dokumentin që provon pronësinë e mëparshme mbi oborrin në përdorim, që për shkak të ligjeve të kohës i ka kaluar në përdorim, pa kundërshpërblim, nëse kërkuesi aplikon për tjetërsimin e tij pa kundërshpërblim. Vendimi do të merret brenda dy muajve, ku për 30 ditë bëhet verifikimi i të dhënave e më pas kalimi i dosjes për vendim në AKKP. Në çdo rast vlerësimi ligjor shoqërohet me planvendosjen përkatëse. “Zyra qendrore e AKKP-së brenda 10 ditëve nga data e mbërritjes së dosjes verifikon zbatimin e saktë të kërkesave të këtij vendimi nga zyra rajonale e AKKP-së, në bazë të akteve të mbledhura në dosje dhe pa kryer vetë veprime verifikuese. Më pas njoftohet aplikuesi, i cili duhet të paguajë faturën përkatëse. Ndërsa drejtori i përgjithshëm i AKKP-së vendos kalimin e pronësisë së oborrit në përdorim brenda 10 ditëve nga data e mbërritjes së mandatit që vërteton pagimin e vlerës, në rastin e tjetërsimit me kundërshpërblim.
II. Kushtet
1. Oborret në përdorim tjetërsohen sipas këtij vendimi nëse:
a) Brenda tyre ose në lidhje funksionale me to gjendet ndërtim:
- i regjistruar në regjistrat e ZRPP-së në pronësi të kërkuesit;
- i ngritur para datës 10.08.1991.
b) Janë në pronësi të shtetit, ndonëse të paregjistruara si të tilla, por të patransferuara në inventarin e pronave të organeve të qeverisjes vendore, në përputhje me ligjin nr. 8744, datë 22.02.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar.
2. Oborret në përdorim tjetërsohen sipas këtij vendimi:
a) Pa kundërshpërblim, në rastin kur e drejta e pronësisë mbi këto sipërfaqe është hequr pa kompensim për shkak të ligjeve të kohës.
b) Me kundërshpërblim, në rastet e tjera. Në këto raste çmimi do të përcaktohet me vlera përkatëse të përcaktuara në vendim.
3. Oborret në përdorim që do të tjetërsohen sipas këtij vendimi, nuk duhet të kenë qenë më parë objekt kthimi nga AKKP-ja ose ish-komisionet vendore për kthimin dhe kompensimin e pronave.
4. Sipas këtij vendimi, nuk janë objekt shqyrtimi nga AKKP-ja oborret në përdorim brenda të cilave ose në lidhje funksionale me to gjendet ndërtim informal. Ato do të trajtohen në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.