NATO, si do të konvertohen paga e mbi 3600 ushtarakëve
Ushtarakët do të paguhen sipas kontributit dhe karrierës që kanë pasur. Reforma në Ushtri pritet të shoqërohet me shkurtim të vendeve të punës
Jonida Tashi
Anëtarësimi i Ushtrisë shqiptare në NATO ka përcaktuar jo vetëm ndryshimet që do të pësojë struktura e saj, por edhe pagesa e ushtarakëve. Kështu, pas ndryshimit që do të pësojë ligji, ushtria do të jetë më e vogël në numër, e trajnuar mirë, e lëvizshme dhe vitale. Janë përcaktuar dhe funksionet për më shumë se 3600 ushtarakët e parë që do të preken nga konvertimi i pagesave sipas ushtarakëve të NATO-s. Ndërsa përsa i përket pagesës së ushtarakëve, majori, nënkoloneli, koloneli, me daljen në reformë, duhet të paguhen sipas kontributit të dhënë. Në ligjin e ndryshuar ushtarakët do të paguhen sipas karrierës që kanë pasur. Ushtarakët e Forcave të Armatosura, kur të dalin në lirim apo në pension, do të marrin atë kontribut që u takon për kohën që kanë shërbyer në ushtri dhe do të integrohen më mirë në jetën civile. Këto janë disa nga pikat kryesore ku pritet të fokusohet reforma në Ushtri, e cila do të ndihmojë në përgatitjen e saj sipas standardeve për t’u anëtarësuar në NATO. Përfitues nga kjo reformë do të jenë më së shumti ushtarakët aktivë si dhe ata që janë nxjerrë në lirim nga shteti. Por, përveç efekteve pozitive në përfitimet e tyre financiare, reforma e NATO-s për modernizimin e Ushtrisë shqiptare pritet të shoqërohet edhe shkurtime të vendeve të punës.
Pagat
Qeveria ka përcaktuar pagat bazë sipas gradës dhe viteve të shërbimit për ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të cilat do të merren për bazë në rillogaritjen e pensioneve të tyre. Paga bazë, sipas gradës, për ushtarakët aktivë, vjetërsia e të cilëve është më e ulët se ajo e përcaktuar për gradën që mban, është e barabartë me pagën fillestare të gradës përkatëse. Paga bazë, sipas gradës, për ushtarakët aktivë, vjetërsia e të cilëve është më e madhe se ajo e përcaktuar për gradën që mban, është e barabartë me pagën maksimale të gradës përkatëse. Po ashtu, qeveria ka vendosur edhe masën e shtesës për kushte të veçanta pune e shërbimi, për ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura. Ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura përfitojnë shtesë page për punë të vështirë e të dëmshme për shëndetin. Ushtarakët aktivë, paga e të cilëve është më e vogël se paga dhe shtesa mbi pagën, që do të përfitojnë në çastin e zbatimit të efekteve financiare, trajtohen me shtesë “ruajtje page” për sa kohë që ata do të jenë në po ato funksione ushtarake, por jo më shumë se 2 vjet. Masa e kësaj shtese duhet të jetë e barabartë me diferencën e pagës dhe të shtesave mbi pagë që ka përfituar ushtaraku, me pagën që përfiton ai. Kjo shtesë rillogaritet në çdo rast kur bëhen ndryshime në pagat për gradë në strukturat e Forcave të Armatosura.
Atashetë
Qeveria, pak kohë më parë, ka përcaktuar edhe pagat e atasheve ushtarakë që shërbejnë pranë zyrave të NATO-së në Bruksel dhe në Uashington, paga që lëvizin nga 1100 euro më e larta dhe më e ulëta në 350 euro, sipas gradës. Po kështu, janë parashikuar edhe pagesat për ushtarakët që shërbejnë në misione ushtarake si në Irak, Afganistan dhe Bosnjë-Hercegovinë. Përveç pagës, ushtarakët në NATO dhe në misionet e tjera trajtohen me pagë për gradë dhe shtesë për përfaqësimin e tyre. Për herë të parë pagat e këtyre ushtarakëve jepen në valutë. Pagesat për ushtarakët që shërbejnë në vendet e Europës, bëhen në euro, ndërsa për vendet e tjera në dollarë (USD). Gjithashtu, parashikohet që paga e atasheve ushtarakë t’i nënshtrohet tatimit mbi të ardhurat personale sipas legjislacionit në fuqi. Nga ana tjetër, kjo pagë mujore i nënshtrohet rishikimit në të njëjtën formë, si të gjitha kategoritë e tjera të pagave në vend. Por, përveç kësaj page, atashetë ushtarakë përfitojnë edhe kompensim për koston e jetesës, duke nisur nga 300 USD në muaj për vendet e grupit të parë deri në 150 USD në muaj për vendet e grupit të pestë. Fondet për pagesat e atasheve ushtarakë do të përballohen me fondet e Ministrisë së Mbrojtjes, pasi shteti shqiptar duhet t’u krijojë kushte sa më dinjitoze ushtarakëve shqiptarë për përmbushjen e detyrave të tyre jashtë vendit.
Kompensimi që përfiton ushtaraku për koston e jetesës:
300 euro/USD, për vendet e grupit të parë
260 euro/USD, për vendet e grupit të dytë
230 euro/USD, për vendet e grupit të tretë
200 euro/USD, për vendet e grupit të katërt
150 euro/USD, për vendet e grupit të pestë
Paga bazë sipas gradës dhe viteve të shërbimit për ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura
Oficerë
Vitet e shërbimit
Nën 2 Mbi 2 Mbi 3 Mbi 4 Mbi 6 Mbi 8 Mbi 10 Mbi 12 Mbi 14 Mbi 16 Mbi 18 Mbi 20 Mbi 22 Mbi 24 Mbi 26
Gjeneral 145000
Gj.lejt. (Admiral) 140000
Gj.major (Nënadmiral) 131200 133800
Gj.brigade (Kundëradmiral) 101700 103700 103700
Kolonel (Kapiten i rangut I) 74900 76400 78000 79600 81200
Nënkolonel (Kapiten i rangut II) 55700 56800 57900 59000 60200 61400 62600
Major (Kapiten i rangut III) 37900 38600 39400 40200 41000 41800 42600
Kapiten (Kapiten lejtënant) 34000 34700 35400 36100 36800 37500 37500 37500
Toger (Lejtënant) 31700 32300 32900 33600 33600
Nëntoger (Nënlejtënant) 29600 30200 30800 30800 30800 30800
Nënoficerë

K/Kapter 33200 33800 34500 35200
Kapter 30400 31000 31600 32200 32900
Kapter I 28600 29100 29700 30300 30900
Kapter II 26600 27100 27600 28200 28700 29300
Kapter III 24800 25300 25700 26300 26800 27300 27900
Kapter IV 21800 22200 22700 23100 23600 24000 24500 25000 25500
Kapter V 18800 19100 19500 19900 20300
Ushtarë me pagesë, profesionistë

Rreshter 18200 18500 18800 19200 19600
Rreshter II 17700 18000 18400 18800
Rreshter III 17300 17600
Tetar 17000
Ushtarë të shërbimit të detyrueshëm e studentë ushtarakë

Rreshter II 1500
Rreshter III 1200
Tetar 1000
Student ushtarak 1000
4 Mars 2009