Komisioni i Ligjeve miraton paketën ligjore për anëtarësimin në NATO
Komisioni i Ligjeve miratoi, gjatë mbledhjes së djeshme, paketën ligjore për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Deputetët kaluan unanimisht 5 projektligje që parashikojnë detyrimet ushtarake dhe financiare pas anëtarësimit të plotë të 4 prillit në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Ky është hapi i fundit që vendi ynë do të hedhë deri në anëtarisimin me të drejta të plota. Paketa ligjore për aderimin e Shqipërisë në NATO u miratua më 11 shkurt 2009 nga Këshilli i Ministrave. Kjo bazë ligjore i jep të drejtën qeverisë të vendosë për pjesëmarrjen e trupave të armatosura shqiptare në operacionet e Aleancës ose vendosjen e kalimit të forcave të NATO-s në territorin shqiptar. Kërkesa e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Aleancës së Atlantikut daton që në vitin 1991, por realizohet vetëm 18 vjet më vonë.
4 Mars 2009