E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Lushnje,plagoset shoferi

Pas aksidentit me pasojë vdekjen e një fëmijë në autostradën Lushnje-Rrogozhinë, një aksidenti I rëndë automobilistik ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së mërkurës në autostradën Lushnje-Fier. Në aksident janë përfshirë dy automjete, dhe për pasojë është plagosur rëndë shtetasi Gëzim Hysa. Sipas Policisë së Qarkullimit Rrugor aksidenti është shkaktuar nga përplasja e një kamioni me targa EL 54-52 A që drejtohej nga 34 vjeçari Edlir Avdolli me automjetin tip Suzuki me targa EL 84-61 B, që drejtohej nga 46 vjeçari Gëzim Hysa. Aksidenti është bërë shkak edhe për bllokimin për gjysmë ore të autostradës. Sipas policisë rrugore, e cila ka mbërritur në vendngjarje menjërë pas marrjes së informacionit, shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit të mjetit nga 46 vjeçari. Për pasojë mjeti tip "Suzuki" është përplasur me pjesën e përparme të kamionit. Dyshohet se 46 vjeçari Hysa ka qenë në gjendje të përgjumur në timon teksa kalonte në vendin e quajtur "Pushimi i Shoferit" në autostraden Lushnje-Fier.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›