E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhafaj: Dekretet, vetëm një nga kandidaturat ka karrierë normale

Sekretari socialist për çështjet ligjore, Fatmir Xhafaj, duke komentuar dekretet e presidentit për kandidatura të Gjykatës së Lartë, u shpreh se jo të gjithë kanë integritet profesional. 

Këtë deklaratë Xhafaj e bëri gjatë një interviste për "Top Channel".   "Gjykata e Lartë nuk do quhej më Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë po do të quhej gjykata e Rrashbullit. Nuk dua të përmend emra konkretë. Nuk do ta quaja pozitiv faktin se, në kohën që flitet për karrierën e gjyqtarëve në listën prej 6 emrash të ketë vetëm një gjyqtar me karrierë normale", tha Xhafaj. Njëkohësisht dhe nënkryetar i komisionit të Ligjeve, Xhafaj shprehet se mes kandidaturave ka dhe personalitete të fushës së jurisprudencës. "Brenda kandidaturave që ka propozuar Presidenti i Republikës, ka emra të mirë që realisht meritojnë respekt. Po kjo nuk do të thotë që tre të mirë dhe tre të keq dalin barazim. Unë mendoj se një njeri i vetëm në Gjykatë të Lartë, edhe në gjyqësor, në shkallën e parë të gjyqësorit nuk është krejt një individ po është një vendimmarrje", tha Xhafaj. Por sekretari socialist "nuk e shikon krejt gri situatën e dekreteve pas mes emrave ka kandidatë më me integritet profesional, ashtu siç vlerëson faktin se 3 prej 6 kandidaturave janë femra. Ai vlerëson procesin e zgjedhjes së kandidatëve por shton se përtej dekreteve duhet të ketë reflektim nëse realisht duam një drejtësi të pavarur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›