Laskaj dekorohet me urdhrin “Naim Frashëri”
Presidenti i Republikës, Prof.Dr. Bamir Topi, gjatë ceremonisë zyrtare të 5-vjetorit të krijimit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dekoroi kreun e këtij institucioni, Fatmira Laskaj.
Kryeinspektorja u dekorua me urdhrin "Naim Frashëri i Artë", me motivacionin "Për kontribut të veçantë në krijimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, si institucion i rëndësishëm për ndërtimin e një shteti demokratik, mbi baza ligjore". Kreu i shtetit dekoroi gjithashtu dhe inspektorë të ILDKP-së, përkatësisht Ahmet Metaliaj, me urdhrin "Naim Frashëri i Argjendtë", me motivacionin "Për kontribut të vyer në vënien mbi baza profesionale të funksionimit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive"; Adela Tagani (Shkupi) dhe Shkëlqim Canaj me "Medaljen e Mirënjohjes", me motivacionin "Për përkushtim e përgjegjësi të lartë dhe përballimin e një volumi të madh pune, në realizimin e detyrës". Pas kësaj ceremonie, kryetarja e ILDKP-së, Laskaj dhe Tagani, pasi falënderuan Presidentin Topi për vlerësimin e lartë në kryerjen e detyrave të tyre në këtë institucion, garantuan se puna e këtij Inspektorati do të vazhdojë edhe në të ardhmen me përgjegjshmëri dhe korrektësi për të arritur dimensione të reja. Ndërsa Topi ka theksuar se, "sigurisht që kam mjaft vlerësime për institucionin tuaj, për ju, znj. Laskaj, për të gjithë bashkëpunëtorët tuaj, sepse nuk është e thjeshtë të ngresh një godinë nga e para. Nuk mjafton të ngresh një godinë, por gjatë një rruge pesëvjeçare kjo godinë në radhë të parë duhet të mbushet".