Lideret boterore propozime ne Davos per daljen nga kriza
Problemet më të ngutshme me të cilat do të ballafaqohet ekonomia botërore gjatë 2012, mbetet borxhi kombëtar. Disa politikanë kryesorë botëror janë shprehur se shpresa për rimëkëmbje ka dhe disa gjëra janë përmirësuar, por kanë theksuar se situata mbetet e paqëndrueshme dhe e rrezikshme.
Pavarësisht se FMN ka ulur parashikimin e saj për ekonominë gjatë 2012-ës, guvernatori i bankës qëndrore të Kanadasë, Mark Carney shprehet optimist për ekonominë botëore.
“Sistemi është më i shëndetshëm tani sesa në vitin 2008. Kapitali është rritur pothuajse ne të gjitha jutidiksionet, pavarësisht se Europa mbetet ceshtja themelore. Likuiditei është i konsiderueshëm në të gjitha juridiksionet dhe sektori financiar është i mbështetur me likuiditet të plotë, dhe në disa tregje problemi është zvogëluar.Këto janë shenja pozitive” , thotë Carney
Nga ana tjetër kreu i financave britanike, George Osborne i ka përdorur veprimet e qeverisë së tij si një model për vendet e tjera, fakti që ata kanë marrë masa të besueshme për të gjetur çekuilibërat ka krijuar një mjedis të qëndrueshëm.
“Kemi treguar se pavarësisht se Britania e Madhe ka një borxh shumë të lartë, nga më të lartët në botë, plani i besueshëm që po shqyrtohet do të rikthejë besimin e tregjeve dhe do të sigurojë një platformë të qëndrueshme”,-theksoi Osborne
Shefi i ekzekutivit të Hong Kongut, Donald Tsang ka bërë thirrje për veprime vendimtare dhe konkrete, duke mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
“Unë mendoj se duhet të shikojmë jo vetëm financimin e bankave por të përqëndrohemi tek bizneset e vogla dhe të mesme. Ne vepruam shumë mirë në vitin 2008, duke mbajtur vendet e punës, duke siguruar firmat për nevojën e kreditimit. Ne u thamë bankave të vazhdojnë kreditimin e sme-ve, duke mundësuar mbijetesën e tyre dhe ato vepruan. Ky është mjeti më i mirë për parandalimin e stajnacionit ekonomik dhe rënies”- u shpreh ai
Rritja e tregtisë globale mund të jetë një timoniere e rritjes duke bërë progrese të mëtejshme në marrëveshjet tregtare globale të bllokuara në raundin e bisedimeve të Dohas. Ministrat e tregtisë nga India, Indonezia, Australia dhe Shtetet e Bashkuara kanë theksuar se kanë rënë dakord në arritjen e marrëveshjeve të mëdha, të cilat në mënyrë efektive kanë çuar në një bollëk të traktateve dypalëshe.
Ministri i Tregtisë Australiane Craig Emerson ka thënë se Raundi i Dohas nuk ka vdekur. Ai tha se hapa të vogla mund të merren për të ristrukturuar bisedimet që do të rrisin besimin.
Drejtori i Përgjithshëm i OBT Pacal Lamy,ka theksuar se hapa te tillë në rritje janë të mundshme, duke përfshirë edhe vende të reja në organizatë.
Kreu i departamentit amerikan të tregtisë Ron Kirk ka kërkuar që liderët duhet të përdorin cdo mjet të mundshëm për të krijuar aktivitete ekonomike.
“Gjëja më e mirë është që tregtia të bëhet udhërrëfyesi i rimëkëmbjes ekonomike në gjendje të krijojë aktivitet ekonomik dhe vende të reja pune. Presim një shtim të vazhdueshëm të marrëveshjeve të tregtisë dypalëshe dhe rajonlae, paavrësisht se do të duhet kohë”, nënvizoi Kirk
Në forumin ekonomik të Davosit, seancat dhe debatet kanë qenë të hapura edhe për publikun e gjerë. Përmes një forumi të hapur i është dhënë mundësia publikut për tu bashkuar në bisedimet me liderët e bizneseve qeverive dhe shoqërisë civile.