Inspektori i “ MEICO”, mbetet në “ arrest burgu”
08/03/2009 Gjykata e Tiranës vendosi dje të lërë në arrest burgu të pandehurin Sokol Ngjeçi, arestuar tre ditë më parë në kuadër të hetimeve që po kryhen për ngjarjen e Gërdecit. one. Duket se është i arrestuari i fundit për këtë ngjarje të rëndë. Ndërkohë që sipas akuzës i pandehujri ka qenë me detyrën e inspektorit të marketingut tek shoqëria “ MEIKO”. Ngjeçi erdhi dje para gjyqtarit të gatshëm Asim Vokshi me akuzën e ngritur nga prokuroria, “ vrasje të një ose më shumë personave për shkak të cilësive të veçanta të viktimës”. I pandehuri nuk e ka pranuar akuzën para gjykatës, duke deklaruar se ka zbatuar lihgjin dhe asnjëherë nuk ka qenë në kundërshtim të tij. Prokuroria i kërkoi dje gjykatës ta lërë të pandehurin në “ arrest me burg” duke e konsideruar atë fajtor njësoj si Delijorgji, Pinari dhe Minxholli. Ngjeçi pas arrestimit është siguruar menjëherë në burgun 313-të. Po nga ky burg ai u shoqërua dje në orët e para të mëngjesit për në sallën e masave të sigurimit, ku iu komunikua masa e marr më parë nga gjyqtari Asim Vokshi. Seanca e djeshme ishte vetëm komunikim, pasi sipas akuzës, gjykata ishte shoprehur më parë për të pandehurin duke shqyrtuar provat e paraqitura në dosje. Prangosja e ish- zyrtarit të MEICO-s është mbajtur në sekret të plotë nga Prokuroria e Përgjithshme, por edhe policia, pasi për të ishte firmosur urdhër arresti nga gjykata dhe i pandehuri është gjetur nga policia jashtë kryeqytetit. Ndërsa kanë mbetur edhe pak ditë nga 15 marsi, prokuroria ka një listë të pandehurish që shkon në 28 persona, mes të cilëve edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha, por edhe ushtarakë të tjerë të lartë të Forcave të Armatosura.
A.Çuka
A.Çuka