Banka e Shqipërisë konfirmoi sot se është forcuar mbikëqyrja e bankave në vend
Banka Qëndrore po tregon kujdes duke forcuar mbikëqyrjen e bankave, me qëllim mbajtjen e rritjes së kredisë në nivele të qëndrueshme. Sipas burimeve nga BSH-ja, megjithë përmirësimet e mëtejshme të mbikëqyrjes bankare, ekspertët shprehen se është e nevojshme rritja e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve përgjegjëse për mbikëqyrjen e sektorëve të ndryshëm financiarë. BSH njoftoi sot se miratimi i rregullores mbi administrimin e rrezikut të kredisë, duke vendosur kërkesa më të mëdha kapitali për bankat, të cilat regjistrojnë rritje kredie që tejkalon kufijtë e vendosur, i ligjit të ri për sistemin bankar, që ka hyrë në fuqi vitin e kaluar si dhe funksionimi me sukses i zyrës së regjistrit të kredive, kanë evidentuar se kuadri rregullator i mbikëqyrjes bankare është i zhvilluar mirë dhe po vazhdon procesin e përshtatjes me praktikat ndërkombëtare. Sektori financiar në vendin tonë, sipas BSH-së, është i dominuar nga bankat tregtare, të cilat praktikisht janë të gjitha private. Shkalla e përqendrimit të tregut mbetet mjaft e lartë, përderisa grupi i pesë bankave të mëdha dominon, duke zotëruar 75% të totalit të aseteve....