E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Instikt” sekuestron 12.6 kg kanabis

 DURRES - “Instikt” është koduar operacioni më i fundit i ndërmarrë nga antidroga në Qarkun e Durrësit. Bilanci i tij është një person i arrestuar si dhe sekuestrimi i sasisë prej 12 kg e 600 gram kanabis. Sipas policisë, “Instikt” nuk është vazhdim i operacionit “Emigranti”, por një tjetër aksion i ndërmarrë në kuadrin e luftës kundër narkotrafikut. Në prangat e policisë është vënë shtetasi Nel Xeka 50 vjeç, nga komuna Cudhi në Krujë, një zonë kjo tejet e izoluar, ku shpeshherë policisë për të kontrolluar hapësirat mbi male dhe kodra të thepisura i duhet patrullim ajror. Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë në fshatin Mafsheq ku iu gjet dhe sekuestrua sasia prej 12 kg e 600 gr bimë e dyshuar si narkotike e llojit kanabis sativa, të cilën ky shtetas e kishte futur në një bidon plastik 200 litërsh. Vetëm gjatë operacioneve policore të zhvilluara nën kodet “Transportuesi”, “Emigranti” dhe “Instikt” të kryera tre ditët e fundit, është bërë sekuestrimi në total i sasisë prej 57,336 kg bimë narkotike e llojit kanabis sativa.           o.u

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›