E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE Dialogu politik efekt ne progres raport

Krerët e grupeve parlamentare të së majtës dhe të djathtës në Parlamentin Europian, nuk përjashtojnë që zhvillimet më të fundit politike në Shqipëri sic është rikthimi i opozitës në parlament, të bëhen e pjesë e progres raportit  që Komisioni Europian do të publikojë për Shqipërinë në tetor. Jospeh Daul dhe Johanes Svoboda vlerësojnë së opinion për Shqipërinë mund të ndryshojë nëse në kohën në vazhdim do të konstatohet bahskëpunimi mes palëve dhe funksionimi i demokracisë.

“Kjo është e sigurt. Sa kohë që demokracia nuk funksionon, siç e kemi parë edhe në vende të tjera të Ballkanit, kjo do të thotë se nuk mund të ketë afrim me strukturat evropiane. Ky është gjëja e parë për ne. Qoftë Këshilli, Komisioni apo Parlementi Evropian, kemi kerkuar gjithmonë që demokracia të funksionoj në parlamentin shqiptar. Marrja e statusit 6 muaj më parë apo 6 muaj më vonë, nuk ndryshon ndonjë gjë të madhe në vlerësimin e Shqipërisë”-tha Daul.

“Komisioni do të publikojë opinionin e tij, por ky opinion mund të ndryshohet nëse shihet që në javët dhe muajt që vijnë vazhdon te ketë bashkëpunim të mirë midis palëve. “Ne kete rast, çështja mund të rishqyrtohet nga Këshilli i Ministrave, duke marre parasysh disa pika të raportit të Komisionit Europian, te cilat kane karakter kritik. Mirepo, vendimi mund të ndryshojë,pasi Këshilli i Ministrave te kete informacionet e tij. Eshte ky qe merr vendimin i fundit, pasi njihet me vleresimin e Komisionit dhe te Parlamentit, dhe sigurisht edhe zhvillimet më të fundit në Shqipëri gjatë kohes para se të merret vendimi. Prandaj, une shpresoj që qeveria dhe opozita do ti përmbahen tani e tutje bashkëpunimit dhe dialogut”-tha Svoboda.

Javën e ardhshme në Strasburg,  Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, do të zhvilloj takime në Parlamentin Europian për të shkëmbyer  vlerësimet më të fundit para shpalljes së opinionit të  Komisionit Europian, më 12 tetor.

Gjovalin Kola

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›