Institucioni, në ditët e tij më të mira
09/12/2008 Flet përmbaruesi Luan Hoti
DURRES- Zyra përmbarimore në Durrës ka arritur rezultatet më të mira krahasuar me të gjithë periudhën mëparshme. Kreu i zyrës Luan Hoti ka pohuar se oficerët e tij kanë ushtruar me kompetencë dhe përkushtim të gjitha detyrimet duke mundur të ekzekutojnë një numër të konsideruar dosjesh të prapambetura dhe të reja. “Kemi ekzekutuar 250 dosje më shumë se viti i kaluar dhe ky është vetëm njëri nga treguesit cilësor të punës sonë”,-ka thënë Hoti. Të dhënat përfundimtare të 11-mujorit ende nuk kanë dalë pasi inspektorët e përmbarimit janë në fazën përmbyllëse të të dhënave e të përgatitjes së raportit, por mësohet se është parë me përparësi ekzekutimi i dosjeve të porsambërritura nga organi i gjykatës dhe të dosjeve që janë në sirtarët e përmbarimit në disa vite. Durrës ka fare pak agjentë përmbarues dhe Hoti është shprehur se së paku kërkohet dy herë më shumë specialistë. Sot përmbarimi numëron vetëm 6 agjentë aq sa ka pasur në fillimi të vitit edhe pse u është premtuar shtimi i tyre. Ata janë detyruar të kapin në dorë 930 dosjet e reja dhe të mbartura duke mundur të zgjidhin përfundimisht ekzekutimin edhe të një sërë vendimesh që kanë mbetur peng në vite. Edhe në këtë drejtim, ashtu si në dogana, ka pasur amnisti duke u dhënë mundësi shumë kompanive dhe agjencive të rimarrin veten. Hoti ka thënë se 123 dosje kanë përfituar falje, dosje të cilat kanë specifikat e tyre. Në statistikat që ofron përmbaruesi mësohet se krahas këtyre dosjeve janë pushuar 72 vendime duke lënë në dorë të agjentëve përmbarues më pak se 70 vendime. Dogana, prefektura, ujësjellësi, elektriku, bashkia, hipoteka kanë nisur të jenë aktiv në detyrimet ndaj të tretëve duke mos u sjellë më përmbaruesve telashet me të cilat ata janë ndeshur në ekzekutimin e vendimeve me të tilla subjekte. Të 91 vendimet për ekzekutim që i përkasin institucioneve të mësipërme kanë marrë rrugë dhe një pjesë e tyre janë drejt finalizimit të tjerat gjenden në fazën e procedurave për rikthimin në gjykatë. Një pjesë e dosjeve, sipas përmbaruesit Luan Hoti, kanë mbetur pezull për shkak të mungesës së dëshirës së krerëve të institucioneve dhe individëve, por ka pasur edhe raste që përmbarues të veçantë i janë shmangur në mënyrë të qëllimtë detyrimit duke penguar jo vetëm procesin, por edhe duke sjellë konfuzion.
DOSJET
Rreth 123 dosje kanë përfituar falje, dosje të cilat kanë specifikat e tyre. Në statistikat që afron përmbaruesi mësohet se krahas këtyre dosjeve janë pushuar 72 vendime duke lënë në dorë të agjentëve përmbarues më pak se 70 vendime.
PROBLEMATIKËT
Dogana, prefektura, ujësjellësi, elektriku, bashkia, hipoteka kanë nisur të jenë aktiv në detyrimet ndaj të tretëve. Përmbaruesi nuk është hasur më me telashe, pasi ata kanë vërejtur ekzekutimin e 91 vendimeve me të tilla subjekte.
AGJENTËT
Durrës ka fare pak agjentë përmbarues dhe Hoti është shprehur se së paku kërkohet dy herë më shumë specialistë. Sot përmbarimi numëron vetëm 6 agjentë aq sa ka pasur në fillimi të vitit edhe pse u është premtuar shtimi i tyre.