E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të miturat seks me të dashurit, më pas i denoncojnë si përdhunues

09/12/2008  Vajza 14 vjeçe kallëzon 16-vjeçarin, tjetri kallëzohet se e përdhunoi 5 herë 17-vjeçaren

TIRANE- Dy përdhunues njëri 16 vjeç, ndërsa tjetri 21 kanë rënë në prangat e policisë, pasi mbi bazën e kallëzimeve ata dyshohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj dy shtetaseve të mitura. Duke ju referuar burimeve pranë seksionit kundër krimeve seksuale dhe lirisë së personave mësohet se 16-vjeçari nga Tirana me inicialet L. XH dyshohet se ka kryer marrëdhënie me dhunë me një shtetase të mitur 14 vjeçe. Akti jo i zakontë mendohet se ka ndodhur në banesën e 16-vjeçarit, ku ky i fundit duke përfituar nga mungesa e familjarëve të tij, ka ftuar të dashurën 14-vjeçare në shtëpi. Burimet thanë se adoleshenti ka përfituar nga besimi i vajzës, e cila kishte pranuar ftesën e djalit, dhe menjëherë pasi janë rehatuar në banesë, shtetasi L. XH e ka detyruar të dëmtuarën të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Mësohet se ky veprim ka ndodhur si pasojë e dhunës psikologjike dhe forcës së ushtruar nga i dyshuari. Pas këtyre rrethanave e mitura ka mundur të largohet nga banesa dhe pasi ka mbërritur në shtëpi ajo i ka treguar ngjarjen familjarëve. Babai dhe nëna e 14-vjeçares nuk kanë pritur më, por i janë drejtuar policisë së Tiranës ku kanë kryer edhe kallëzimin ndaj 16-vjeçarit L. XH. Menjëherë pas këtij denoncimi ky i fundit është arrestuar nga forcat e policisë, të cilat mësohet se e kanë lënë nën mbikëqyrjen e një psikologu. Ndërkohë që e njëjta skenë, por e përsëritur disa herë i ka ndodhur edhe një vajze 17-vjeçare. Nga burime zyrtare pranë policisë së kryeqytetit mësohet se adoleshentja 17-vjeçare është përdhunuar 5 herë nga shtetasi Shkëlqim SH. 21 vjeç i lindur në qytetin e Kukësit dhe banues në Tiranë. Kryerja e marrëdhënieve seksuale pa dëshirën e adoleshentes ka ndodhur në disa vende të ndryshme. Duket se strategjia e të dyshuarit Shkëlqim SH, kishte funksionuar në mënyrë të rregullt për të, pasi nën presionin psikologjik ai kishte mundur të kryente marrëdhënie seksuale me shtetasen 17-vjeçare edhe 4 herë të tjera, përveç përdhunimit të parë. Mirëpo pas serisë së përdhunimeve të 21-vjeçarit, ajo ka vendosur të thyejë heshtjen e saj duke e denoncuar shtetasin e sipërcituar në policinë e Tiranës. Pas këtij informacioni, uniformat blu e kanë arrestuar shtetasin Shkëlqim SH, i cili mësohet se nuk ka pranuar akuzën e ngritur nga policia. Aktualisht materialet hetimore ndaj dy personave të sipërcituar i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprën penale të “Marrëdhënies seksuale me dhunë me të mitur”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›