Përkujtohet në Shkodër lëvizja studentore e 8 dhjetorit 1990
09/12/2008 Lule dhe nderim për dëshmorët e demokracisë
SHKODER- Lëvizja studentore e 8 dhjetorit 1990 është përkujtuar në Shkodër me kurora lulesh dhe me po të njëjtat aspirata nga studentët protagonist të asaj lëvizje, që do të rrëzonte sistemin e urryer diktatorial. Festimet me rastin e kësaj Dite Kombëtare të Rinisë kanë mbledhur dje së bashku deputetë të Shkodrës, aktivistë të forcave politike të djathta, studentë të dhjetorit. Ata kanë kujtuar dëshmorët e demokracisë, të cilët u sakrifikuan për një liri, të cilën e kërkuan që në vitin 1946 në Postrribë me armë në dorë, për të arritur deri në finalen e dhjetorit ‘90 me dy gishta lart dhe me thirrjen “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. Kjo ditë kushtuar rinisë së mrekullueshme shqiptare nisi me vendosjen e kurorave me lule, tek memoriali “2 prillit”, në shenjë nderimi për 4 dëshmorët e demokracisë mes të cilëve ndodhet studenti i dhjetorit Arben Broci, për të vijuar më pas tek memoriali i të rënëve në kryengritjen e Postrribës së Shkodrës në vitin 1946, e njohur si e para kryengritje antikomuniste në gjithë Evropën. Dita Kombëtare e Rinisë pritet çdo vit në Shkodër me një emocion të veçantë, pasi Shkodra njihet dhe si vendi, i cili vuajti më egërsisht sistemin diktatorial komunist, ku intelektualët me vizion u persekutuan, u burgosën dhe u vranë. Numri i të përndjekurve dhe të internuarve ishte shumë i lartë dhe mjaft familje shkodrane u dëbuan dhe nga pronat e tyre njësoj si dhe në qytetet e tjera të Shqipërisë. Ndërkohë dhe lëvizja studentore në Shkodër e arriti qëllimin e saj, por me gjakun e 4 dëshmorëve, të cilët u vranë për të zmbrapsur idealin e demokracisë.