E Diel, 1 Nëntor 2026

Instituti Evropian i Statistikave: Shqipëria, rritje ekonomike të ngadaltë

Sipas Institutit Europian të Statistikave, një shqiptar konsumon në një vit 3.3 herë më pak se sa një qytetar i Bashkimit Europian. Boshnjakët dhe maqedonasit konsumojnë 2.7 herë më pak se sa qytetarët e BE-së, serbët 2.3 herë më pak, ndërsa malazezët 1.8 herë më pak.

Sipas raportit mësohet se hendeku për Shqipërinë po ngushtohet shumë ngadalë. Edhe pse Shqipëria është konsideruar si një nga vendet me rritjen më të lartë ekonomike në Europë, mirëqenia e shqiptarëve po rritet shumë ngadalë. Jo vetëm në raport me Bashkimin Europian, por edhe me disa vende të ish-bllokut lindor, që dikur ishin njësoj të varfër sa Shqipëria. Sipas EUROSTRAT, të ardhurat që fiton mesatarisht një shqiptar janë sa 26 për qind e mesatares së Bashkimit Europian. Bosnja e ka këtë tregues 31 për qind, Maqedonia 33 ndërsa Polonia dhe Kroacia respektivisht 56 dhe 63 për qind. Me këto ritme të rritjes së mirëqënies, do të duhen shumë dekada që shqiptarët të mund të krahasohen ekonomikisht jo vetëm me perëndimin, por madje edhe me disa prej fqinjëve tanë të rajonit, të cilët po pasurohen më shpejt se ne. Deri tani Shqipëria ka humbur shumë kohë dhe për ironi tragjike shqiptarët janë sot po aq ta varfër ndaj Bashkimit Europian sa ishin një shekull më parë.

Last Updated on E Hene, 03 Maj 2010 19:12

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›