E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshon kompanine, por jo numrin, sherbimi brenda vitit

Ndryshimi i kompanise se telefonise celulare, pa ndryshuar numrin ekzistues pritet te behet realitet brenda ketij viti. Sipas burimeve nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP per nje pagese prej 600 leke te reja dhe brenda 24 oresh cdo perdorues i telefonise celulare, mund te zgjedhe vete kompanine pa e ndryshuar numrin qe ka. Burimet nga AKEP njoftojne se, ky proces qe quhet portabilitet i numrit, do te behet efektiv brenda vitit. Rregullorja e posacme dhe pritet qe te ngrihet baza e te dhenave, e cila administrohet nga nje kompani private qe perzgjidhet me tender te hapur dhe do te mbikeqyret nga AKEP. Per te realizuar kete po punohet dhe po shkurtohet cdo hap i mundshem, burokratik ne aspektin procedural qe brenda ketij viti konsumatorit t'i ofrohet ky sherbim. Portabiliteti i numrit eshte mundesia qe kompanite e tregut te konkurrojne realisht mes tyre duke ofruar sherbime me te lira e me cilesore. Nepermjet ketij procesi mundesohet qe kalimi nga nje rrjet tek nje rrjet tjeter duke ruajtur numrin, dhe ne kete menyre levizja ka nje sens te caktuar. Nga ana tjeter secili nga operatoret e tregut do te jete shume i interesuar t'iu ofroje konsumatorit sherbime sa me cilesore dhe me tarifa sa me te uleta. Portabiliteti i numrit aplikohet ne te gjithe vendet e rajonit. AKEP po shfrytezon per futjen e ketij sherbimi pervojen e Kroacise.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›