Instituti i Ndërtimit, akordon fonde ndihme për të përmbyturit

Tiranë, 19 janar, NOA - Instituti i Ndërtimit,
përballë situatës se krijuar nga përmbytja në veri të vendit, përmes një
njoftimi për shtyp se ka vendosur që të akordojë shumën e 500.000 lekëve nga
buxheti i tij, në ndihmë të familjeve që u prekën prej tyre. Ndërkaq, ai shton
se do të hapë edhe një numër llogarie bankare ku gjithë punonjësit e këtij
institucioni, si dhe gjithë bizneset që bashkëpunojnë me të, të kenë mundësinë
e përfshirjes në këtë proces donacioni ndihme.
Instituti i Ndërtimit e gjen veten në krah të
të gjitha organizmave shtetërorë të solidarizuar me çdo shqiptar të Shkodrës
për dhimbjen ekonomike dhe psikologjike që ju shkaktuan ditët e para të këtij
viti, deklaron drejtuesi i tij, Artur Roshi.
Nga ana tjetër, shton se Instituti i Ndërtimit
në kuadrin e ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit
është i gatshëm të ofrojë asistencën e tij teknike e profesionale për tu bërë
pjese e menaxhimit të situatës së rehabilitimit nëpërmjet vlerësimit të dëmit në
objektet e dala nga përmbytja.
n.e/NOA