E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat e fundvitit, rreth 35 mijë emigrantë shqiptarë janë larguar nga Porti i Durrësit

Durrës, 19 janar, NOA Që nga dita e Vitit të
Ri, nga Porti i Durrësit janë larguar rreth 35 mijë emigrantë shqiptarë drejt
Italisë, ndërkohë që janë futur vetëm 5 mijë të tillë.

Shifrat raportohen nga Drejtoria rajonale për
Kufirin dhe Migracionin në Durrës, e cila ende vazhdon zbatimin e masave për përpunimin
në kohë të fluksit të udhëtarëve kryesisht në dalje nga territori shqiptar pas
festave të fundvitit.

Referuar statistikave nga Porti i Durrësit,
raportohet edhe sesi prej tij kanë dalë edhe 16 mijë të huaj pas Vitit të Ri, që
do të thotë se shumë prej tyre kanë preferuar ti kalojnë festat në Shqipëri.

Ndërsa sa u përket automjeteve, numërohen rreth
6.300 të tilla shqiptare që kanë dalë nga ky port pas festave të fundvitit, ndërsa
të huaja mësohet të kenë qenë rreth 5.400.

Statistika
gjatë datave 1-18 janar

-Hyrje shtetas shqiptarë            4.476

-Hyrje shtetas të huaj                2.490

-Dalje shtetas shqiptarë             35.024

-Dalje shtetas të huaj                16.583

-Mjete shqiptare në hyrje          1.418

-Mjete të huaja në hyrje            1.008

-Mjete shqiptare në dalje          6.339

-Mjete të huaja në dalje            5.486

-Përpunuar tragete                    178

-Përpunuar anije                       57

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›