E Shtunë, 31 Tetor 2026

A është nisur euro drejt thyerjes

Pjesa e parë e krizës financiare duket se
është pas nesh dhe pjesa më e madhe e ekonomive evropiane po dalin nga
recesioni. Kujdesi tash po ndryshon dhe po kalon në qëndrueshmërinë e financave
publike

Nga Wall Street JournalParashikimet e fundit të Komisionit Evropian tregojnë se borxhi publik nga
shkalla e GDP-së për vendet e Eurozonës, pritet të rritet prej 69% sa ishte në
vitin 2008, në 88% në vitin 2011. 

Huazimet e qeverive janë në rritje të shpejtë, të ushqyera nga zvogëlimi i të
ardhurave dhe nga çmimi i mbështetjes së sektorit financiar dhe të
tjerëve. 

Pas disa viteve të mosekzistimit të theksuar të dallimeve të tregjeve ndërmjet
vendeve të Eurozonës, mungesa e letrave me vlerë dhe kredive u përhap
gjerësisht në fillim të vitit 2009 dhe arritën nivelet e tyre më të larta,
prejse u paraqit monedha Euro. 

Tregjet u qetësuan në mes të vitit, por përhapja tash është zgjeruar përsëri,
veçanërisht në Greqi, ku qeveria e re ka mbikëqyrur një rishikim paszgjedhor
substancial dhe negativ të paraqitjes buxhetore. 

Por, divergjencat në kredi janë, në masë të madhe, një fenomen i krijuar nga
kriza ekonomike: për shembull, rejtingjet sovrane, të vlerësuara nga kompania
Standard and Purs, kanë filluar të lëvizin ndaras para pesë vjetësh, pas
rënieve në Itali, Portugali dhe Greqi. 

Aktualisht, investitorët dhe komentatorët duket se po shtrojnë pyetje më
fundamentale, duke shkuar në bërthamën e projektit të Euros. 

Njëherë të para si mendime ekstreme të komentatorëve politikë, spekulimet
lidhur me mundësinë e thyerjes së Eurozonës tash kanë filluar të paraqiten në
debatin kryesor ekonomik dhe politik. 

Por, mundësia e një zhvillimi të tillë mbetet e largët. Anëtarësimi në Eurozonë
mbetet synim thellësisht i popullarizuar, ndërsa vendet si: Islanda dhe
Bullgaria, kanë ambicie që ti bashkohen kësaj zone. 

Njëjtë të rëndësishme besohet se janë edhe nxitjet e qeverive kundër largimit
nga Euroja. 

Largimi nga Eurozona dhe lejimi që monedha e re kombëtare e miratuar të
zhvlerësohet fillimisht, mund të duken një opsion atraktiv. Por, duke pasur
parasysh se trendet historike përsëriten, dikush mund të presë se në atë skenar
eksportet dhe rritja me gjasë do të shtoheshin, mosbalancimi i jashtëm do të
tkurrej, punësimi do të mund të ripërtërihej dhe me të edhe të ardhurat nga
taksat. 

Megjithatë, kjo strategji, me gjasë, do ta shkatërronte sovranitetin kreditor.
Një ripërtëritje e udhëhequr nga eksporti, sipas mendimit tonë, nuk do të ishte
e qëndrueshme, derisa zhvlerësimi nominal nuk do ti shqyrtonte shkaqet
strukturale të mungesës së konkurrencës. 

Çmimet vendëse, pagesat me inflacion dhe shkallët më të larta të interesit
brenda vendit, mund të pritet që shumë shpejt do ti shkatërronin efektet e
çfarëdo beneficioni të përkohshëm për ekonominë, potencialisht duke kërkuar më
tepër zhvlerësime. 

Kjo është ajo që mund të ndodhë, nëse sektorët e vendeve të orientuara në
eksport janë mjaft të vogla, siç është në rastin e Spanjës dhe të Greqisë. 

Vendet e Eurozonës janë të vetëdijshme për rrezikun që bart dalja nga Eurozona
dhe çmimi potencial i një aksioni të tillë për ekonomitë e tyre. Ato e kuptojnë
se çka do të thotë kjo dhe se çmimi do të ishte shumë i lartë.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›