Instituti i Shëndetit Publik: Sa keq ushqehen shqiptarët
Pak fruta, zarzavate, perime
apo ushqime pa
yndyra. Pak vitamina
dhe produkte me vlera
ushqyese. Shumë bukë, brumëra
dhe kolesterol në dietën ushqimore.
Shqiptarët konsumojnë pak
ushqime me kalori të vërteta, pak
fruta, pak sallatë dhe produkte, të
cilat të jenë vërtet të ushqyeshme
për organizmin. Por jo vetëm në
familje, edhe në institucionet si
kopshtet, çerdhet apo konviktet,
fëmijët nuk marrin ato ushqime
që i nevojiten për t‘u rritur të
shëndetshëm dhe për të qenë të
ushqyer sipas normave të parashikuara
nga Shëndeti Publik dhe
Organizatat Ndërkombëtare që
vlerësojnë sasinë dhe cilësinë e
produkteve që i nevojiten secilit
prej nesh për të qenë të shëndetshëm
dhe aktiv. Shqiptarët hanë
shumë bukë, konsumojnë pak fruta,
zarzavate dhe parapëlqejnë
më shumë të gatuajnë mishin.
Konsumojmë pak karbohidrate,
gatuajnë me yndyrë, ndërsa familjet
e varfra ushqehen me
produkte me vlera të ulëta ushqyese.
Të gjitha këto përfundime
janë dhënë në një nga analizat e
Drejtorisë së Shëndetit Publik në
Ministrinë e Shëndetësisë, duke
referuar edhe të dhënat e Ministrisë
së Bujqësisë për sasinë dhe
cilësinë e konsumit në familjet
shqiptare. Sipas analizës ushqimore,
dieta e shqiptarëve ka si
bazë drithërat e përfaqësuar nga
buka. Konsumi i bukës është ndër
më të lartat e krahasuar me vendet
evropiane, duke sjellë në racionin
ditor rreth 2/3 e energjisë së
përgjithshme dhe proteinave.
Patatet, fasulet, orizi, patëllxhanët,
domatet, qepët janë shumë
të përdorshme, ndërkohë që sallatat
jeshile apo frutat janë më pak
të përdorshme. "Nga produktet e
qumështit, krahas djathit, në të
gjithë zonat përdoret gjiza, që
shpesh konsumohet me bukë.
Kosi është gjithashtu i pranishëm
në tryezat shqiptare. Pjesa më e
madhe e fëmijëve konsumojnë
qumështin, ndërkohë që peshku
përdoret rrallë", referon analiza, e
cila ka grumbulluar të dhëna nga
dikastere të ndryshme që "monitorojnë"
konsumin në familjet shqiptare.
Sipas analizës së konsumit
familjar, rezulton se shumë
produkte ushqimore gatuhen të
skuqura, zakonisht në vaj luledielli.
Ndërsa pjesa më e madhe e
familjeve të varfra konsumojnë
gjysmën e produkteve ushqimore
që konsumojnë familjet e mesme.
Këtu bëhet fjalë për mishin,
qumështin, kosin, patatet, perimet.
Në të tilla raste, familjet e
varfra e modifikojnë dietën e tyre
duke konsumuar produkte më
pak të kushtueshme dhe me vlera
të ulëta ushqyese. Në zonat urbane
gjenden në treg ushqime me
vlera të plota ushqyese, por çmimet
e tyre në disa raste janë shumë
të larta. "Si rezultat i çmimeve dhe
sezonalitetit të produkteve ushqimore,
dieta tenton të bëhet monotone,
kryesisht te familjet e varfra",
shpjegojnë specialistët e Shëndetit
Publik. Duke mbledhur të
gjitha sasitë e mishit, viçit, derrit,
pulës rezulton se gjatë një viti secili
prej nesh mund të konsumojë
nga 65 kg deri në 100 kg mish. Rekomandimet
e Institutit Kombëtar
Italian të Kërkimit për ushqimet
dhe ushqyerjen, strukturë që merret
si etalon edhe nga sektorët e
shëndetësisë shqiptare, këshillohet
se duhet të konsumojmë më
shumë zarzavate, fruta dhe perime.
Rekomandohen gjithashtu
kufizimi i yndyrave, i kripës, i ëmbëlsirave,
i pijeve alkoolike, duhanit.
Sipas sugjerimeve të Shëndetit
Publik, konsumi i mishit duhet
të bëhet në të rrallë, ai i sheqernave
në mënyrë të kufizuar, ndërsa
përdorimi i ujit në masë të gjerë
ndihmon shëndetin dhe metabolizmin
tonë. Kontrollimi i peshës
dhe aktiviteti fizik janë parandaluesit
më të mirë të sëmundjeve
kardiovaskulare, tumoreve, diabetit,
obezitetit.
apo ushqime pa
yndyra. Pak vitamina
dhe produkte me vlera
ushqyese. Shumë bukë, brumëra
dhe kolesterol në dietën ushqimore.
Shqiptarët konsumojnë pak
ushqime me kalori të vërteta, pak
fruta, pak sallatë dhe produkte, të
cilat të jenë vërtet të ushqyeshme
për organizmin. Por jo vetëm në
familje, edhe në institucionet si
kopshtet, çerdhet apo konviktet,
fëmijët nuk marrin ato ushqime
që i nevojiten për t‘u rritur të
shëndetshëm dhe për të qenë të
ushqyer sipas normave të parashikuara
nga Shëndeti Publik dhe
Organizatat Ndërkombëtare që
vlerësojnë sasinë dhe cilësinë e
produkteve që i nevojiten secilit
prej nesh për të qenë të shëndetshëm
dhe aktiv. Shqiptarët hanë
shumë bukë, konsumojnë pak fruta,
zarzavate dhe parapëlqejnë
më shumë të gatuajnë mishin.
Konsumojmë pak karbohidrate,
gatuajnë me yndyrë, ndërsa familjet
e varfra ushqehen me
produkte me vlera të ulëta ushqyese.
Të gjitha këto përfundime
janë dhënë në një nga analizat e
Drejtorisë së Shëndetit Publik në
Ministrinë e Shëndetësisë, duke
referuar edhe të dhënat e Ministrisë
së Bujqësisë për sasinë dhe
cilësinë e konsumit në familjet
shqiptare. Sipas analizës ushqimore,
dieta e shqiptarëve ka si
bazë drithërat e përfaqësuar nga
buka. Konsumi i bukës është ndër
më të lartat e krahasuar me vendet
evropiane, duke sjellë në racionin
ditor rreth 2/3 e energjisë së
përgjithshme dhe proteinave.
Patatet, fasulet, orizi, patëllxhanët,
domatet, qepët janë shumë
të përdorshme, ndërkohë që sallatat
jeshile apo frutat janë më pak
të përdorshme. "Nga produktet e
qumështit, krahas djathit, në të
gjithë zonat përdoret gjiza, që
shpesh konsumohet me bukë.
Kosi është gjithashtu i pranishëm
në tryezat shqiptare. Pjesa më e
madhe e fëmijëve konsumojnë
qumështin, ndërkohë që peshku
përdoret rrallë", referon analiza, e
cila ka grumbulluar të dhëna nga
dikastere të ndryshme që "monitorojnë"
konsumin në familjet shqiptare.
Sipas analizës së konsumit
familjar, rezulton se shumë
produkte ushqimore gatuhen të
skuqura, zakonisht në vaj luledielli.
Ndërsa pjesa më e madhe e
familjeve të varfra konsumojnë
gjysmën e produkteve ushqimore
që konsumojnë familjet e mesme.
Këtu bëhet fjalë për mishin,
qumështin, kosin, patatet, perimet.
Në të tilla raste, familjet e
varfra e modifikojnë dietën e tyre
duke konsumuar produkte më
pak të kushtueshme dhe me vlera
të ulëta ushqyese. Në zonat urbane
gjenden në treg ushqime me
vlera të plota ushqyese, por çmimet
e tyre në disa raste janë shumë
të larta. "Si rezultat i çmimeve dhe
sezonalitetit të produkteve ushqimore,
dieta tenton të bëhet monotone,
kryesisht te familjet e varfra",
shpjegojnë specialistët e Shëndetit
Publik. Duke mbledhur të
gjitha sasitë e mishit, viçit, derrit,
pulës rezulton se gjatë një viti secili
prej nesh mund të konsumojë
nga 65 kg deri në 100 kg mish. Rekomandimet
e Institutit Kombëtar
Italian të Kërkimit për ushqimet
dhe ushqyerjen, strukturë që merret
si etalon edhe nga sektorët e
shëndetësisë shqiptare, këshillohet
se duhet të konsumojmë më
shumë zarzavate, fruta dhe perime.
Rekomandohen gjithashtu
kufizimi i yndyrave, i kripës, i ëmbëlsirave,
i pijeve alkoolike, duhanit.
Sipas sugjerimeve të Shëndetit
Publik, konsumi i mishit duhet
të bëhet në të rrallë, ai i sheqernave
në mënyrë të kufizuar, ndërsa
përdorimi i ujit në masë të gjerë
ndihmon shëndetin dhe metabolizmin
tonë. Kontrollimi i peshës
dhe aktiviteti fizik janë parandaluesit
më të mirë të sëmundjeve
kardiovaskulare, tumoreve, diabetit,
obezitetit.