SHBA: Maqedonia duhet ta njohë Kosovën
Ambasadori i ri amerikan
në Maqedoni, Filip Riker,
gjatë vizitës në
Tetovë, është takuar me
liderët e dy partive më të mëdha
shqiptare, BDI-së dhe PDSH-së,
Ali Ahmeti e Menduh Thaçi. Ai ka
diskutuar me ta për zhvillimet e
fundit politike në Maqedoni.
Ambasadori Riker, pas takimit
me dy liderët shqiptarë, theksoi
se procesimi i rasteve të Hagës
është një çështje e ndjeshme. Sipas
tij, për Shtetet e Bashkuara të
Amerikës është e një rëndësie të
veçantë integrimi i Maqedonisë
në NATO dhe BE. Riker theksoi se
njohja e Kosovës është një veprim
i rëndësishëm që duhet ta bëjë
Maqedonia.
Nga ana tjetër, edhe Grupi
Ndërkombëtar i Krizave ka
treguar rrezikun për fqinjët në
rast ndarjeje të Kosovës. "Nëse
Kosova nuk konsolidohet si shtet
multietnik në kufijtë e tanishëm,
ekziston rreziku që çështja e
ndarjes të hapet edhe në Maqedoni,
Preshevë dhe në Malin e Zi",
i deklaroi BBC-së z. Aleksandar
Anderson, drejtori i GNK-së për
Kosovën. "Duhet të vazhdojë konsolidimi
i pavarësisë së Kosovës, i
parashikuar në Planin e Ahtisarit,
në kufijtë e tanishëm të pandryshuar
dhe të fiksuar. Sipas tij,
Maqedonia edhe vetë mund të
kontribuojë në këtë drejtim, në
qoftë se e njeh Kosovën. Kjo është
një situatë e rendë për vendet
fqinjë: nga njëra anë, ato ndodhen
përballë ndikimit të vendeve
të BE-së që ta njohin Kosovën,
kurse, nga ana tjetër, ndodhen
përballë presionit të Beogradit që
të mos e bëjnë këtë. Por nëse i
shihni me kujdes Planin e Ahtisarit,
nenet dhe dispozitat e tij, në
një masë të konsiderueshme,
janë në interes të Maqedonisë",
vlerësoi ai.
Përkundër këtyre deklarimeve,
Serbia ka përgatitur një sërë
masash sanksionuese ose hakmarrëse,
nëse Maqedonia vendos,
sikurse është paralajmëruar
kohët e fundit, të njohë pavarësinë
e Kosovës. Kështu paralajmërohet
në një deklaratë që ministri
i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç,
i ka bërë ditët e fundit njërës
prej gazetave të përditshme kryesore
maqedonase, "Dnevnik",
dhe si hap i parë hakmarrës, në
një rast të tillë, vihet në dukje
tërheqja e menjëhershme e ambasadorit
të Serbisë nga Shkupi
që, sipas Jeremiçit, do të pasohet
edhe me hapa të tjerë.
Serbia i ka kërkuar qeverisë së
Maqedonisë të mos nxitohet në
marrjen e vendimit për njohjen e
Kosovës, derisa për këtë çështje
të shprehë mendimin e saj Gjykata
Ndërkombëtare e Drejtësisë e
Hagës, sepse, përndryshe ajo
(Maqedonia) do të ballafaqohej
me, sipas ministrit të Jashtëm
serb, një sërë "pasojash të
padëshiruara".
Maqedonia, nga ana tjetër, pavarësisht
nga paralajmërimet që
janë bërë kohët e fundit, sidomos
nga partia shqiptare, pjesëtare në
koalicionin qeveritar, Bashkimi
Demokratik për Integrim (BDI),
nuk po e njeh Kosovën dhe,
sikurse duket, e ka shtyrë njohjen
e saj për një kohë të pacaktuar.
Burime qeveritare thonë se, nëse
Maqedonia njeh Kosovën, atëherë
qeveria maqedonase nuk do
të jetë e befasuar nga marrja e
kundërmasave nga ana e Serbisë
dhe, veç tërheqjes së ambasadorit
serb nga Shkupi, pret, midis
të tjerave, që Serbia të bëjë ndryshime
në përdorimin nga ana e saj
(Serbisë) të emrit kushtetues të
Maqedonisë.
Presidenti i Maqedonisë, Branko
Crvenkovski, deklaroi këto ditë
se nuk ka informacione për qëllimet
e qeverisë maqedonase lidhur
me njohjen e Kosovës, pasi ajo
(qeveria), sipas tij, "po tregohet e
mbyllur lidhur me këtë çështje si
kundrejt tij, ashtu edhe kundrejt
opinionit publik maqedonas". Ai
vazhdimisht ka theksuar se, kur të
vendoset lidhur me njohjen ose jo
të Kosovës, duhet të kihen parasysh,
në radhë të parë, interesat
shtetërore të Maqedonisë. "Ka interesa
që përputhen me Kosovën,
sikurse janë të tilla ato që kanë të
bëjnë me shënimin e vijës së kufirit
mes Maqedonisë dhe Kosovës,
që ky shënim kufiri jo vetëm të fillojë,
por edhe të përfundojë me
sukses, në kohën e duhur dhe pa
asnjë lëshim nga ana jonë. Kosova
duhet të ketë një qëndrim të qartë
lidhur me përdorimin e emrit
kushtetues të Maqedonisë. Këto
janë interesa legjitime që duhet të
vihen në dukje nga ana jonë dhe
shpresoj se qeveria do ta ketë parasysh
këtë kur të përcaktojë qëndrimin
përfundimtar lidhur me
pavarësinë e shpallur nga Kosova",
vuri në dukje presidenti Branko
Crvenkovski.
në Maqedoni, Filip Riker,
gjatë vizitës në
Tetovë, është takuar me
liderët e dy partive më të mëdha
shqiptare, BDI-së dhe PDSH-së,
Ali Ahmeti e Menduh Thaçi. Ai ka
diskutuar me ta për zhvillimet e
fundit politike në Maqedoni.
Ambasadori Riker, pas takimit
me dy liderët shqiptarë, theksoi
se procesimi i rasteve të Hagës
është një çështje e ndjeshme. Sipas
tij, për Shtetet e Bashkuara të
Amerikës është e një rëndësie të
veçantë integrimi i Maqedonisë
në NATO dhe BE. Riker theksoi se
njohja e Kosovës është një veprim
i rëndësishëm që duhet ta bëjë
Maqedonia.
Nga ana tjetër, edhe Grupi
Ndërkombëtar i Krizave ka
treguar rrezikun për fqinjët në
rast ndarjeje të Kosovës. "Nëse
Kosova nuk konsolidohet si shtet
multietnik në kufijtë e tanishëm,
ekziston rreziku që çështja e
ndarjes të hapet edhe në Maqedoni,
Preshevë dhe në Malin e Zi",
i deklaroi BBC-së z. Aleksandar
Anderson, drejtori i GNK-së për
Kosovën. "Duhet të vazhdojë konsolidimi
i pavarësisë së Kosovës, i
parashikuar në Planin e Ahtisarit,
në kufijtë e tanishëm të pandryshuar
dhe të fiksuar. Sipas tij,
Maqedonia edhe vetë mund të
kontribuojë në këtë drejtim, në
qoftë se e njeh Kosovën. Kjo është
një situatë e rendë për vendet
fqinjë: nga njëra anë, ato ndodhen
përballë ndikimit të vendeve
të BE-së që ta njohin Kosovën,
kurse, nga ana tjetër, ndodhen
përballë presionit të Beogradit që
të mos e bëjnë këtë. Por nëse i
shihni me kujdes Planin e Ahtisarit,
nenet dhe dispozitat e tij, në
një masë të konsiderueshme,
janë në interes të Maqedonisë",
vlerësoi ai.
Përkundër këtyre deklarimeve,
Serbia ka përgatitur një sërë
masash sanksionuese ose hakmarrëse,
nëse Maqedonia vendos,
sikurse është paralajmëruar
kohët e fundit, të njohë pavarësinë
e Kosovës. Kështu paralajmërohet
në një deklaratë që ministri
i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç,
i ka bërë ditët e fundit njërës
prej gazetave të përditshme kryesore
maqedonase, "Dnevnik",
dhe si hap i parë hakmarrës, në
një rast të tillë, vihet në dukje
tërheqja e menjëhershme e ambasadorit
të Serbisë nga Shkupi
që, sipas Jeremiçit, do të pasohet
edhe me hapa të tjerë.
Serbia i ka kërkuar qeverisë së
Maqedonisë të mos nxitohet në
marrjen e vendimit për njohjen e
Kosovës, derisa për këtë çështje
të shprehë mendimin e saj Gjykata
Ndërkombëtare e Drejtësisë e
Hagës, sepse, përndryshe ajo
(Maqedonia) do të ballafaqohej
me, sipas ministrit të Jashtëm
serb, një sërë "pasojash të
padëshiruara".
Maqedonia, nga ana tjetër, pavarësisht
nga paralajmërimet që
janë bërë kohët e fundit, sidomos
nga partia shqiptare, pjesëtare në
koalicionin qeveritar, Bashkimi
Demokratik për Integrim (BDI),
nuk po e njeh Kosovën dhe,
sikurse duket, e ka shtyrë njohjen
e saj për një kohë të pacaktuar.
Burime qeveritare thonë se, nëse
Maqedonia njeh Kosovën, atëherë
qeveria maqedonase nuk do
të jetë e befasuar nga marrja e
kundërmasave nga ana e Serbisë
dhe, veç tërheqjes së ambasadorit
serb nga Shkupi, pret, midis
të tjerave, që Serbia të bëjë ndryshime
në përdorimin nga ana e saj
(Serbisë) të emrit kushtetues të
Maqedonisë.
Presidenti i Maqedonisë, Branko
Crvenkovski, deklaroi këto ditë
se nuk ka informacione për qëllimet
e qeverisë maqedonase lidhur
me njohjen e Kosovës, pasi ajo
(qeveria), sipas tij, "po tregohet e
mbyllur lidhur me këtë çështje si
kundrejt tij, ashtu edhe kundrejt
opinionit publik maqedonas". Ai
vazhdimisht ka theksuar se, kur të
vendoset lidhur me njohjen ose jo
të Kosovës, duhet të kihen parasysh,
në radhë të parë, interesat
shtetërore të Maqedonisë. "Ka interesa
që përputhen me Kosovën,
sikurse janë të tilla ato që kanë të
bëjnë me shënimin e vijës së kufirit
mes Maqedonisë dhe Kosovës,
që ky shënim kufiri jo vetëm të fillojë,
por edhe të përfundojë me
sukses, në kohën e duhur dhe pa
asnjë lëshim nga ana jonë. Kosova
duhet të ketë një qëndrim të qartë
lidhur me përdorimin e emrit
kushtetues të Maqedonisë. Këto
janë interesa legjitime që duhet të
vihen në dukje nga ana jonë dhe
shpresoj se qeveria do ta ketë parasysh
këtë kur të përcaktojë qëndrimin
përfundimtar lidhur me
pavarësinë e shpallur nga Kosova",
vuri në dukje presidenti Branko
Crvenkovski.